Denoncime

Drenova sigurohet pa garë tek Tani i Kakomesë për UKT

Paratë e institucioneve për siguracione ndërtesash dhe makinash jepen në tendera pa garë dhe me shifra të fryra tek oligarkët e shoqërive të sigurimit. Më e spikatura është shoqëria “Atlantik” e Dritan Çelës, e cila në vitet e fundit ka përfituar 221 kontrata me bashkitë, ministritë dhe ndërmarrjet e varura prej tyre. Në pjesën dërrmuese të tenderave, Atlantik shfaqet e vetme, duke lënë pas dyshimet se fituesi është i paracaktuar.

Së fundmi me rokadën e bërë tek Ujësjellësi i Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt, ku drejtor është vënë Skerdi Drenova, Dritan Çelës i është hapur dera të marrë të gjitha paratë e siguracioneve në këtë shoqëri.

Fjala është për tenderin e Ujësjellësit të Tiranës “Shërbim siguracion makinash”, me fondin limit 4 400 000,00 lekë.

Sipas kontratës, pajisja me siguracione TPL do të bëhet n\ë momentin qe automjeti i ka mbaruar afati i sigurimit për vitin 2025 me afat 12 muaj.

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, drejtor Drenova informon operatorin “Atlantik sh.a – Shoqëri Sigurimesh “se oferta e paraqitur me vlerë totale prej 4.133.245 lekë pa tvsh, është identifikuar si ofertues i suksesshëm”. Po si u zhvillua tenderi? Procedura e zhvilluar më 12 maj 2025 ka pasur vetëm një pjesëmarrës.

Për shkeljet e kryera, Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky është vetëm fillimi, sepse ku shkon Skerdi Drenova bëhet nami me tenderat. Skerdi fillimisht ishte ushtar i Erion Veliajt, por më pas kaloi pranë Belinda Ballukut. Ai u bë i famshëm për faktin se kishte futur në punë bashkëshorten e Erion Veliajt si këshilltare pranë institucionit që drejtonte. KLSH do të kapte miliarda lekë tendera të dhënë në shkelje të ligjit nga drejtor Drenova në kohën që drejtonte Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Ndërsa tani është thirrur të mbarojë pazaret me fondet e Ujësjellësit të Tiranës.

Para me thes për sigurimin e godinave të vjetra

Kur Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ishte nën drejtimin e Spartak Kovaçit, “Atlantik” ka mbushur arkën me paratë e sigurimit të godinave.  Kështu, në vitin 2022, bie në sy tenderi 15 800 000,00 lekë me objekt “Sigurimi i Aseteve”.

Kontrata e lidhur në 15 nëntor 2022 do të përsëritej një vit më pas, por këtë radhë me fondin limit 29 800 000,00 lekë pa TVSH. Për një viti siguracioni i ndërtesave të ujësjellësit u rrit më 100 milionë lekë. Dhe mbani parasysh që kjo ishte një shoqëri në falimentim e sipër.

Tenderi i është dhënë pa asnjë konkurrencë dhe me 99% të fondit limit biznesmenit Dritan Çelaj, pronari i kompanisë së sigurimeve “Atlantik” sha.

Çuditërisht, i vetmi ofertues në këtë tender është pikërisht  kompania “Atlantik Shoqëri Sigurimesh”. Edhe në këtë rast, Open Procurement Albania e shpall tenderin me “Flamur të kuq” për mungesë konkurrence.

Por çfarë ka marrë përsipër të sigurojë Çelaj, pra çfarë risku ka blerë nga UKD? Në listën e publikuar Çelaj siguron ca depozita uji të para 50-60 viteve, zyra të ndërtuara gjatë komunizmit, puse uji të hapura po ashtu gjatë komunizmit.

Si ua zhvati Dritan Çela Kakomenë banorëve të Nivicës

Qysh prej datës 17 korrik 2021, kryetari i fshatit Nivicë-Lukovë, Stefan Llambri dhe banorët, kanë depozituar në SPAK, kallëzim për grabitjen me letra false, nga oligarkë e ish-zyrtarë shteti, të 20 hektarëve tokë, pronë të tyren ligjore në Kakome.

Grabitja rezulton në: Një truall me sipërfaqe 39 ha, tokë buzë detit pranë Lukovës, e cila është shitur me 119 lekë/m2 nga Shaban Memia më datë 23.03.2012, si gjoja resort i ndërtuar dhe brenda 20 ditësh, më 16.04.2012 është hipotekuar me letra false në favor të firmës “Riviera Kakome”.

Ndërsa kjo vjedhje pasurie shtet 20 ha tokë pronë ligjore e banorëve të zonës, iu la përsëri bandës “Leka-Çelaj” me Vendim nr. 14, datë 10.06.2020 të firmosur nga Edi Rama, i cili në fushatën zgjedhore e quajti “krim mafioz” i Sali Berishës, Ilir Metës e Shaban Tapisë”.

Në këtë kallëzim Çelaj është i akuzuar për falsifikimin e 15 dokumenteve zyrtare e private të banorëve; vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private e shtetërore dhe korrupsion me zyrtarët e shtetit.

Banorët iu drejtuan SPAK-ut, mbasi Prokuroria e Sarandës e bllokoi denoncimin e bërë 1 vit më parë, nga presioni i “të fortëve” të oligarkëve. Në kallëzimin penal, thuhet se kjo grabitje 39 hektarë tokë pronë e banorëve dhe e shtetit në Kakome, është mbështetur dhe me Vendim nr. 14, datë 10.06.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosur nga Edi Rama dhe ministrat Belinda Balluku e Blendi Klosi, të cilët kanë ri-përsëritur lejen për ndërtimin e “Kakome Bay Resort”.

Nga kjo sipërfaqe e grabitur, 20.5 hektarë është pasuri ligjore e 1005 banorëve të fshatit Nivicë-Kakome, dhënë qysh më 20.12.1994 nga Komuna Lukovë.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Koka:Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale

Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Kuvendi i Lezhës

Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…

2 hours ago
  • Flash News

Ndalohet në Dubai Ergys Agasi, BKH i kontrollon shtëpinë

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit…

6 hours ago
  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

7 hours ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

8 hours ago
  • Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK…

9 hours ago