Edi Rama merr urime nga Zelensky dhe kryeministri britanik

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime të shumta për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e kreut të qeverisë shqiptare.

Në X, Rama u është përgjigjur dhe ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, por edhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik.

“Faleminderit, i dashur Keir, dhe mezi pres vizitën tënde historike pasnesër -si kryeministri i parë britanik që zbarkon në Shqipëri për një vizitë”, iu përgjigj Rama Starmerit.

Ndërsa Zelenskyt iu përgjigj kështu: “Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”.

Publikuar nga Publik Media