Flash News

Kontrolle në bizneset e Ergys Agasit, BKH i kontrollon shtëpinë

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3.

ergys agasi

Media të ndryshne raportuan se Ergys Agasi është ndaluar nga autoritetet në Dubai. Ora News shkruan se në banesën e tij në Mullet janë kryer bastisje nga agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu raportohet edhe për kontrollin e 4 vendeve. Sipas informacioneve, agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Agasi.

Momentalisht nuk dihet për çfarë hetimi bëhet fjalë edhe pse mund të aludohet për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3. Ahmetaj ngriti akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi. Ky i fundit sipas tij është i vendosur në Durrës, pranë klanit mafioz në atë qytet.

Në reportazhin investigues të televizionit italian Rai3 thuhet se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – shprehej Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë para një viti në rrjetet sociale listën sipas saj të emërimeve të familjarëve që Ergys Agasi ka emëruar në pozicione drejtorash në shtet.

LISTA:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) – Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i halles se Ergys Agasit)- Drejtor rajonal i OSHEE-se per Qarkun Durres

Arsen Agasi (djal i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU per Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit – Drejtor ASHK Tirana Rurale

 

Recent Posts

  • Statusi Publik

Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat që tani

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme, se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e…

4 hours ago
  • Denoncime

Skema e pistë mediatike e Veliajve: Paratë e “One” për të sulmuar drejtësinë

Dhe për të mbrojtur kriminelët me kostum Kur drejtësia fut në burg një kryebashkiak me…

4 hours ago
  • Statusi Publik

Koka:Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale

Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…

7 hours ago
  • Statusi Publik

Kuvendi i Lezhës

Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…

7 hours ago
  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

12 hours ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

13 hours ago