Statusi Publik

Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat që tani

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme, se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e rij të rij me krimin.

I ftuar në ‘Ccim Peka LIVE’, Hoxha u shpreh se, problemi kryesor është koka, Edi Rama, sepse ky i fundit koordinatorët e tij me krimin do ti ndryshojë sipas rastit.

‘Koordinatori duhet të jetë njeri i sprovuar, i aftë, që të jesh i besuar, prova që i shkon deri në fund detyrës, që të jesh i besueshëm për të dy palët, se është pozicion i vështirë.

Ne e shohim çfarë po i ndodh Vangjush Dakos.

Ai ka qenë koordinatori i parë gati për 1 dekadë atje.

Koordinatori është edhe i krimit dhe i Ramës, se është një njeri që mban lidhjet mes botës së nëndheshme dhe mbidheshme.

Ndryshe nga organizatat mafioze italiane nuk kemi strukturë piramidale, por kemi një shef dhe pastaj kemi një shtrirje horizontale.

Kreu i organizatës ka një koordinator që mban lidhjet poshtë që të fshehë gjurmët dhe të mos harxhojë kohë me krimin.

Sa më shumë ata poshtë lënë gjurmë, aq më shpejt ai sipër përpiqet të presë fijet. Problemi është se janë kaq shumë fije tani, sa nuk e di kë të presësh më parë.

Ne do të merremi këto ditë me Ergys Agasin, por ai është thjeshtë koordinatori i radhës. Kreu i organizatës është problemi.

Në rast se kreu i organizatës do vazhdojë të jetë në krye, koordinatorët do jenë vetëm numrat e radhës, ata do të ndërrohen për sa kohë ai sipër është i paprekur.

Gjithë problemi është se, si do të shkosh atje sipër.

Këta koordinatorët kanë dhe një gjë, sepse ai i zgjedh si tipa intelektual.

Janë tipa intelektualë, nuk janë tipa agresiv, përkundrazi janë njerëz që dhe në pamje, kur i takon janë shumë të sjellshëm, paqësor, edhe po të jesh i acaruar, sa i sheh ata zbutesh.

Nuk ka thënë kot ai, që krimet intelektuale janë më të vështira për tu hetuar’, theksoi Artan Hoxha./Syri

Recent Posts

  • Denoncime

Skema e pistë mediatike e Veliajve: Paratë e “One” për të sulmuar drejtësinë

Dhe për të mbrojtur kriminelët me kostum Kur drejtësia fut në burg një kryebashkiak me…

7 hours ago
  • Statusi Publik

Koka:Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale

Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…

9 hours ago
  • Statusi Publik

Kuvendi i Lezhës

Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…

10 hours ago
  • Flash News

Kontrolle në bizneset e Ergys Agasit, BKH i kontrollon shtëpinë

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit…

13 hours ago
  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

14 hours ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

16 hours ago