Denoncime

Shpëton Salillari i Ramës, fut në burg zyrtarët e ARRSH

Naim Noka

Gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK dhe përballen me dënime të mundshme me burg për një nga aferat më tipike të korrupsionit të kapur në flamur, ku në qendër është oligarku i njohur Pëllumb Salillari.

Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi  janë gjashtë zyrtarët që i kanë shërbyer me përulje pushtetit të Rilindjes dhe klientëve të tij. Në mënyrë të organizuar, të gjashtët kanë ndihmuar që tenderi prej 22 milionë eurosh për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta Rrethrrotullimi Shqiponja” të përfundojë në duart e Pellumb Salillarit, i njohur për lidhjet e tij me kupolën qeveritare dhe tenderat pa garë.

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim, duke i akuzuar zyrtarët për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, sipas nenit 258 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza është e qartë: janë manipuluar dokumentet tenderuese, është eliminuar konkurrenca dhe është favorizuar një kompani që përfaqëson një emër të paprekshëm në korrupsionin publik shqiptar.

Të mbyllet dosja, të ruhet Salillari

Por edhe këtë herë, si në shumë të tjera, SPAK ka zgjedhur të mos prekë as Salillarin, as pushtetin që e mban në këmbë. Pëllumb Salillari nuk figuron si i akuzuar. Asnjë ministër, asnjë drejtor, asnjë emër i rëndësishëm që ka dhënë urdhrin për t’ia dhënë tenderin, nuk është thirrur në llogari. Me gjasë, do të mjaftohet me ndëshkimin e zyrtarëve që bënë “letrat”, ndërkohë që paratë janë ndarë lart.

Burime të pavarura nga ARRSH dhe Ministria e Infrastrukturës pohojnë se udhëzimi për t’ia dhënë tenderin Salillarit ka ardhur nga lart, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Madje, për të fshehur gjurmët, janë falsifikuar edhe vëllimet e punimeve dhe janë paguar punë të paekzekutuara. Skema është e njëjtë: Salillari fiton tenderin, manipulohet fatura dhe punimet, dhe më pas pagesat kalojnë me mbështetjen e supervizores së përhershme, Entela Çano, e cila ka firmosur edhe në këtë projekt.

A ka guxim SPAK të shkojë deri në fund?

Hetimi është veçuar nga një procedim më i gjerë që përfshin edhe veprën penale të shpërdorimit të detyrës, por gjithçka lë përshtypjen e një operacioni kozmetik: arrestojmë disa zyrtarë të rangut të mesëm, ndërsa të mëdhenjtë – përfituesit realë – mbeten jashtë. Si gjithmonë.

Salillari, njeriu që ka marrë me dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit në dekadën e fundit, me lidhje në çdo zyrë të rëndësishme publike, vijon të mbrohet nga drejtësia. Ai nuk shfaqet në listën e të pandehurve, por as edhe si subjekt i hetuar. Ashtu siç nuk përmendet asnjë zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës apo kabinetit të Ramës që ka firmosur në zinxhirin e këtij abuzimi.

Drejtësi selektive, padrejtësi kolektive

Nëse kjo është drejtësia që premtoi Reforma, atëherë kemi vetëm një rotacion të përgjegjësisë: kokat e vogla dënohen, peshku i madh noton i qetë. Në fund të ditës, një tjetër skemë e madhe korrupsioni mbyllet pa prekur asnjë nga ata që kanë ngrënë më shumë.

Në vend të ndëshkimit të oligarkut dhe të zinxhirit politik që e ushqen, ndëshkohen vartësit që bënë ç’ju tha. Nuk është hera e parë  dhe me gjasë, nuk do të jetë as e fundit.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat që tani

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme, se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e…

2 hours ago
  • Denoncime

Skema e pistë mediatike e Veliajve: Paratë e “One” për të sulmuar drejtësinë

Dhe për të mbrojtur kriminelët me kostum Kur drejtësia fut në burg një kryebashkiak me…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Koka:Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale

Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…

4 hours ago
  • Statusi Publik

Kuvendi i Lezhës

Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…

4 hours ago
  • Flash News

Kontrolle në bizneset e Ergys Agasit, BKH i kontrollon shtëpinë

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit…

8 hours ago
  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

9 hours ago