Denoncime

Skema e pistë mediatike e Veliajve: Paratë e “One” për të sulmuar drejtësinë

Dhe për të mbrojtur kriminelët me kostum

Kur drejtësia fut në burg një kryebashkiak me 13 akuza për korrupsion, pastrim parash dhe manipulim publik, do të mendonim se ky është fundi i ndikimit të tij. Por Erion Veliaj, edhe nga burgu, vazhdon të veprojë, të sulmojë dhe të mbrohet – falë një strukture të errët financiare dhe propagandistike që fillon me kompaninë celulare “One” dhe përfundon në media që shërbejnë si zgjatime të mafies politike.

Në zemër të kësaj skeme qëndron Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, dhe shoku i tij besnik Elvin Mehilli, të cilët sipas të dhënave të mbledhura nga burime të sigurta, kanë arritur të ushtrojnë ndikim deri në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Illyrian Guard, Postën Shqiptare dhe institucione të tjera shtetërore. Kjo nuk është më një histori thashethemesh, por një realitet i zymtë ku pushteti korruptiv kap institucionet, tenderët dhe median.

Një kompani celulare, një vëlla i pushtetshëm dhe miliona euro propagandë

Kompania “One”, e njohur për shërbimet e saj telefonike, shpërndan çdo vit rreth 5 milionë euro për reklama në mediat shqiptare. Deri këtu gjithçka duket normale. Por paratë e “One” nuk kalojnë përmes agjencive profesionale, as përmes garash të hapura. Ato kalojnë në mënyrë të përsëritur dhe të dyshimtë te kompania “Gogel”, në pronësi të vetë Arbër Veliajt – vëllait të njeriut që aktualisht ndodhet në burg.

“Gogel” është kompania që ka përfituar miliona euro nga “One”, ndërkohë që e njëjta kompani shërben si zëdhënëse e propagandës për të mbrojtur Erion Veliajn dhe për të sulmuar publikisht gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, në mënyrë të përsëritur dhe kriminale. Janë mediat anonime, të dyshimta, të financuara nga paratë e reklamave, që publikojnë linçime të orkestruara ndaj drejtësisë, ndërkohë që lavdërojnë “liderin e arrestuar”.

A nuk është ky konflikt interesi flagrant? A nuk është kjo një kompani private që përdor buxhetin e vet për të financuar mbrojtjen e një të akuzuari për krim të organizuar politik?

Tenderët që vijnë si “shpërblim”

Në mënyrë të paralelë, “One” fiton tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe institucione të tjera. Një prej tyre është një tender prej rreth 690 milionë lekësh, i dhënë një kompanie të lidhur me Arbër Veliaj. Ndërkohë që vëllai i Veliajt shpërndan reklamat, “One” merr tenderë publikë nga institucioni që drejtohej nga vëllai i tij. Kjo është klientelizëm i pastër dhe korrupsion politik në formën më të pastër.

Në asnjë vend normal të Europës nuk do të tolerohej një kompani e tillë – që merr para nga shteti dhe njëkohësisht përdor buxhetin e saj për të ndikuar politikisht dhe për të penguar drejtësinë. Në Shqipëri, kjo ndodh përditë – dhe ende nuk ka asnjë reagim zyrtar.

A është “One” pjesë e kësaj skeme kriminale?

Po. Nëse drejtuesit e “One” nuk janë në dijeni, atëherë janë të paaftë. Nëse janë në dijeni dhe nuk reagojnë, atëherë janë bashkëpunëtorë në një skemë korruptive që përdor miliona euro për të ndikuar opinionin publik dhe për të penguar hetimet ndaj një zyrtari të lartë të korruptuar.

Kur paratë e një kompanie përdoren për të paguar mediat që sulmojnë prokurorët, kjo është më shumë se thjesht shpërdorim fondesh – është ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë dhe demokracisë.

Pyetja që duhet të ngremë publikisht

A do të vazhdojë SPAK të heshtë kur paratë që shkojnë në mediat që e sulmojnë vijnë nga një kompani nën hetim?

A do të vazhdojë “One” të luajë rolin e korporatës së “pavarur”, ndërkohë që ushqen propagandën e vëllait të një të burgosuri për korrupsion?

A do të ketë drejtësi, apo do të mbizotërojë propaganda?

Nëse drejtësia hesht, atëherë jemi në një shtet ku jo vetëm që krimi politik nuk ndëshkohet, por financohet dhe mbrohet me miliona euro të një kompanie që e quan veten pjesë të tregut të lirë.

Të gjithë ata që duan një shtet ligjor, duhet të ngrenë zërin. Sepse heshtja  është partneri më i mirë i krimit.

Recent Posts

  • Statusi Publik

Rama e ka zëvendësuar koordinatorin me bandat që tani

Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme, se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e…

6 hours ago
  • Statusi Publik

Koka:Ergys Agasi, koordinator i grupeve kriminale

Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…

9 hours ago
  • Statusi Publik

Kuvendi i Lezhës

Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…

9 hours ago
  • Flash News

Kontrolle në bizneset e Ergys Agasit, BKH i kontrollon shtëpinë

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit…

13 hours ago
  • Publik News Albania

Veliaj kapet nga Gjykata e Apelit me shpërdorim detyre

 Gjykata e kap në flagrancë për shpërdorim detyre, në konflikt me ligjin dhe qytetarët Ndërkohë…

14 hours ago
  • Publik News Albania

Plani i ri urbanistik i Tavos, varros Himarën në beton

Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…

15 hours ago