Sondazhet e Zaloshnjës: Sa më shumë arrestime për korrupsion, aq më shumë mandate për Ramën!

Landi Çela

Zaloshnja i sondazheve ka bërë një zondazh për Tiranën që po e lexoni më poshtë:

Javët e fundit janë publikuar disa sondazhe, por anketimi për to ishte kryer para se të rritej temperatura politike në Tiranë. Për këtë arsye, zhvillova këtë fundjavë një sondazh në Qarkun Tiranë duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt tërastësishme (në mënyrë proporcionale në pesë bashkitë e qarkut).

Pyetësorin e plotësuan 1213 banorë të rritur të qarkut, të prirur për të votuar. Kampionin e ripeshova statistikisht, në mënyrë qëta përfaqësonte sa më mirë elektoratin e Qarkut Tiranë nga ana demografike, gjeografike dhe politike. (Maksimumi i marzhit tëgabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.)

Pas ripeshimit statistikor të kampionit rezultoi që, nëse do tëishte votuar sot në Qarkun Tiranë, PS-ja do të merrte 48.4% tëvotave, PD-ja 36.5%, dhe partitë e tjera 15.1% (shihni Grafikun 1)

Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14,

Duke presupozuar se emigrantët e prirur për të votuar me postëkanë preferenca politike të ngjashme me banorët e prirur për të votuar këtu, përqindjet e mësipërme përkthehen me formulën D’Hont në mandate si vijon: PS 19 mandate, PD 14 mandate, dhe partitë e tjera 4 mandate (shihni Grafikun 2). 15,1-përqindëshi i partive të tjera përkthehet në vetëm 4 mandate, sepse është i shpërndarë në shumë parti të vogla, shumë prej të cilave nuk e arrijnë dot pragun arithmetik të marrjes së mandatit.

Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14,

Krahasuar me një sondazh krejt të ngjashëm që publikova para dy javësh, rezulton se partitë e vogla kanë humbur dy mandate në dy javët e fundit. Dhe këto dy mandate u kanë shkuar dy partive të mëdha (1 PS-së dhe 1 PD-së).

              ***

Ky është sondazhi Eduart Zaloshnjës vetëm një jave pas arrestimit të bashkëpunëtorit më të ngushtë të Edi Ramës,kryebashkiaku i Tiranës Erion  Veliaj.

 Sondazhet e Zaloshnjës dhe realiteti politik – Kush po tallet me votuesit?

Sondazhet janë një mjet thelbësor në kuptimin e opinionit publik dhe leximit të klimës elektorale, por kur përdoren si propagandë, ato shndërrohen në një farsë që rrezikon të manipulojë qytetarët. Kjo është pikërisht çfarë ndodh me sondazhet e fundit të Zaloshnjës, që përpiqen të krijojnë një realitet virtual, duke na thënë se sa më shumë drejtues të Partisë Socialiste të arrestohen për korrupsion, aq më shumë rritet mbështetja për Edi Ramën!

Në këtë kontekst absurd, shohim sesi numri i mandateve të Partisë Socialiste rritet edhe kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përflitet për afera korrupsioni dhe kur disa prej eksponentëve më të lartë të mazhorancës përfundojnë para drejtësisë. Dhe më pas, del një sondazh që pretendon se PS vazhdon të ruajë – madje të forcojë – shumicën e saj. Në çdo demokraci funksionale, skandale të tilla zakonisht rrëzojnë qeveri, jo rrisin votat.

Sondazhe përpara ngjarjeve kyçe – një llogaritje e qëllimshme?

Arrestimet dhe akuzat e reja për korrupsion kanë ndryshuar realitetin në terren, por për çudi, këto ndryshime nuk reflektohen askund në rezultatet e publikuara. Për më tepër, mbetet e paqartë se si një sondazh i shpërndarë me SMS rastësisht mund të garantojë një përfaqësim të balancuar në një qark kaq kompleks si Tirana.

Nëse analizojmë kampionin e Zaloshnjës, duket se ripeshimi statistik i përdorur shërben më shumë për të përforcuar një narrativë të paramenduar sesa për të reflektuar të vërtetën. Për shembull, përqindjet që përkthehen në mandate nuk i qëndrojnë logjikës politike: si është e mundur që partitë e vogla humbin dy mandate përballë dy partive të mëdha në vetëm dy javë, në një klimë politike kaq të trazuar?

Formula e njohur e ‘Zaloshjëve të sondazheve’ është manipulo,  dhe shpërndaj

Në fund të çdo sondazhi të tillë, gjithmonë gjejmë shënimin e zakonshëm: “Kjo ndarje e mandateve është më e mundshmja sot, por duke marrë në konsideratë marzhin e gabimit, shifrat mund të luhaten plus/minus 1 mandat.”

Por qytetarët nuk janë më të verbër ndaj sondazheve zaloshnjane.
Përpjekjet për të zbutur temperaturën politike përmes manipulimit të të dhënave nuk do të ketë më sukses.

Sondazhet janë të rëndësishme, por Zaloshnja nuk mund të bëjë mrekulli me tabela . Arrestimet për korrupsion kanë një peshë shumë më të madhe në perceptimin e votuesve sesa përqindjet e kuruara bukur në një grafikun e Zaloshnjës. Në fund të ditës, votuesit do të flasin me votën e tyre, dhe përtej sondazheve të dizajnuara për konsum të përditshëm mediatik, zgjedhjet do të tregojnë të vërtetën që askush nuk mund ta manipulojë.

 

Publikuar nga Publik Media