Ndërkohë që SPAK ka regjistruar 13 akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës nga korrupsioni aktiv e pasiv, tek pastrimi i parave dhe futja e sendeve të ndaluara në burgje një tjetër institucion drejtësie ka ekspozuar publikisht abuzimin e Erion Veliajt me pushtetin.
Me një vendim të datës 27.03.2025 të gjyqtarit Gentian Hamiti, Erion Veliaj është kapur në flagrancë nga Gjykata Administrative e Apelit, pasi ka shpërdoruar detyrën duke ndërhyrë në Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili është kompetent për t’u miratuar nga KKT dhe në mënyrë abuzive me një Plan të Detajuar Vendor ka ndërhyrë për të ndërtuar një rrugë.
Sipas PDV-së së miratuar, Njësia Tr-7 kufizohet nga katër rrugë kryesore Rr. “Bardhyl”, Rr. “Derhemi”, Rr. “Hoxha Tahsim” dhe Rr.“Qemal Stafa” dhe e vetmja rrugë e brendshme që përshkon njësinë është Rr. “Faik Tërnova”.
Në PDV Tr-7, rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj, e cila mbivendoset mbi prona private duke cenuar interesat pasurore të pronarëve të tjerë, anëtarë të shoqërisë.
Rruga “Faik Tërnova”
Pra, kemi një vendim që e firmos kryebashkiaku në kundërshtim me ligjin për të ndërtuar një rrugë.
Në pamje të parë ndërtimi i rrugës sjell zhvillim në zonë. Gjithçka duket normale.
Plani i Detajuar Vendor (PDV), firmosur nga Veliaj në shtator 2021, nuk kishte kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit, siç e kërkon ligji. Rruga e përfshirë në plan e papërcaktuar në dokumentin zhvillues të kryeqytetit ishte një shtesë abuzive që u përplas me interesat e banorëve dhe pronarëve të ligjshëm të tokës.
Dy organizata, “ResPublica” dhe “Shoqnia Tirona Autoktone”, paditën vendimin e kryebashkiakut në gjykatë, duke e denoncuar si të paligjshëm dhe në kushtet e konfliktit të interesit. Sipas tyre, Veliaj veproi për interesa tërthorazi personale, duke shpikur një rrugë për të rritur vlerën e pronave të familjarëve të tij.
Gjykata vërtet nuk pranoi konfliktin e interesit si fakt të provuar, por e rrëzoi vendimin e Veliajt për shkelje të ligjit dhe mungesë kompetence, duke e shpallur aktin administrativ “pjesërisht absolutisht të pavlefshëm”.
Nuk dihet nëse SPAK-u e ka pjesë të dosjes këtë çështje, duke parë datën 27.03.2025 duket se përtej dosjes që SPAK ka për Erion Veliajn është zbuluar edhe një dosje tjetër, e cila është me vendim gjykate shpërdorimi i detyrës.
Pra, nuk kanë shumë nevojë as SPAK-u, as prokurorët e as hetuesit të investigojnë dhe të hetojnë. Mjafton vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, dokumentet e bashkëngjitura nga avokatët e çështjes dhe Erion Veliaj ka tashmë një akuzë para gjykatës, që është shpërdorimi i detyrës dhe SPAK-u mund ta çojë në GJKKO ende pa përfunduar hetimet për çështjet e tjera që po zhvillohen procedura përkatëse.
Erion Veliaj është i akuzuar për shpërdorim detyre me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.
Në vendimin e gjykatës thuhet se ka shkelur ligjin se nuk ka qenë kompetencë e tij.
“Duke iu kthyer çështjes, objekt gjykimi, rezulton se nga tërësia e provave shkresore, pala e paditur nuk ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, pasi nuk ka informuar palët e interesuara përmes një a më shumë mjeteve tradicionale të informimit dhe të ketë kryer takime publike me ta (pika 7 e nenit 22 të ligjit nr.104/2014). Në këto kushte, krahas mungesës së kompetencës për nxjerrjen e akteve administrative, objekt gjykimi, Gjykata Administrative e Apelit konstaton dhe mosrespektim të procedurës së nxjerrjes së tyre. Për rrjedhojë, aktet administrative, objekt gjykimi, janë pjesërisht absolutisht të pavlefshme, bazuar dhe në pikën ii) të germës a) të nenit 108 të K.Pr.Administrative, sipas së cilës, akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm kur vjen në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë urdhëruese të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi lidhur me: ii) procedurën e nxjerrjes së tij. Në çështjen, objekt gjykimi, Gjykata Administrative e Apelit thekson se mungesa e kompetencës është arsyeja/shkaku kryesor i pavlefshmërisë së pjesshme të akteve administrative. Ndërkohë që shkeljet procedurale që kanë të bëjnë me mosinformimin e palëve të interesuara (personave të tretë), trajtohet vetëm si argument mbështetës, jo si element që qëndron në të njëjtin nivel me mungesën e kompetencës”, thuhet në vendim.
Nga ana tjetër Gjykata Administrative e Apelit nuk e gjen në kushtet e konfliktit të interesit kryebashkiakun Erion Veliaj, por thjesht dhe vetëm në vendim thotë se rrëzohen pika e parë dhe e dytë duke hedhur poshtë dhe duke thënë se këto vendime të marra nga kryebashkiaku janë në shkelje të ligjit.
“Gjykata, bazuar në nenet 40, 41 të ligjit nr. 49/2012 datë 03.05.2012 ‘Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’ Vendosi:
1-Pranimin e pjesshëm të padisë.
VENDOSI:
2. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të Planit të Detajuar Vendor, Njësia Strukturore TR/7 – Faza 1, miratuar me vendimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr. 36848, datë 24.09.2021.
3. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të pjesshme të Planit të Detajuar Vendor, Njësia Strukturore TR/7 – Faza 2, për njësinë strukturore TR/7_3, miratuar me vendimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.36848/1, datë 24.09.2021.
4. Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera”, thuhet ndër të tjera në vendim.
“Gjykata Administrative e Apelit thekson se mungesa e kompetencës është arsyeja kryesore e pavlefshmërisë së pjesshme të akteve administrative,” thuhet në vendim.
Kjo do të thotë se, në mënyrë flagrante, kryebashkiaku ka miratuar një vendim për ndërtimin e një rruge që nuk ishte në tagrin e tij, pa asnjë konsultim publik, pa shpronësim të banorëve dhe me cenim të të drejtave pronësore.
Në pamje të parë, ndërtimi i një rruge mund të duket si zhvillim urban. Por “dardha e ka bishtin mbrapa”: pas saj qëndron një rrjet interesash të lidhura me Veliajn, ku ndërhyrjet urbanistike përkthehen në para për klientelën dhe familjarët.
Ky vendim i ri e vendos SPAK-un para një fakti të kryer. Tashmë nuk nevojiten hetime të zgjatura: një gjykatë shqiptare ka vendosur për shpërdorim detyre, duke i hapur rrugën dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Në këtë mënyrë, dosja Veliaj zgjeron horizontin, jo vetëm me akuzat që po heton SPAK, por edhe me vendime konkrete të gjykatave të tjera që vërtetojnë se abuzimi me pushtetin nuk është më supozim, por fakt i dokumentuar ligjërisht.
Veliaj mund të ketë shpikur një rrugë në Tiranë, por ajo po e çon drejt dënimit penal.
Gazetari Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme, se Edi Rama e ka gjetur koordinatorin e…
Dhe për të mbrojtur kriminelët me kostum Kur drejtësia fut në burg një kryebashkiak me…
Rama e ka bërë biznesmen me kompanitë me kryesore Gazetari, Bledian Koka, i ftuar në…
Ben Blushi Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje: Kosova Disa ditë më parë…
Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit…
Del plani i ri urbanistik, rritet lartësia e ndërtimeve dhe e gjitha zona kthehet në…