Këlliçi u drejtohet qytetarëve me mesazhin e rëndësishëm
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët vetëm 1 javë para zgjedhjeve.
Këlliçi thekson se kjo është java vendimtare, para verdiktit të shqiptarëve për t’i dhënë fitoren e madhe PD-së dhe Shqipërisë ndryshimin që pret.
Ai u bën thirrje çdo demokrati të angazhohet në këto zgjedhje.
Këlliçi nënvizon se janë zgjedhjet e para në të cilat diaspora voton jashtë Shqipërisë dhe duhet të bëjnë maksimumin për të angazhuar çdo votues që nuk ka arritur të regjistrohet që të marrë pjesë fizikisht ditën e zgjedhjeve.
“Çdo qytetar në emigracion, çdo mik apo i afërm meriton të bëhet pjesë e misionit historik për të votuar kundër narkodiktaturës së vetme të Europës”, thekson ai.
“Të dashur miq!
Kjo është java vendimtare, java e fundit para verdiktit të shqiptarëve më 11 Maj për t’i dhënë PD-së fitoren e madhe dhe Shqipërisë ndryshimin që pret.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo demokrat të angazhohet në këto zgjedhje si kurrë më parë.
Vëmendje të posaçme në këto zgjedhje merr diaspora. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat diaspora voton jashtë Shqipërisë, e megjithatë ne duhet të bëjmë maksimumin për të angazhuar çdo votues që nuk ka arritur të regjistrohet që të marrë pjesë fizikisht ditën e zgjedhjeve.
Çdo qytetar në emigracion, çdo mik apo i afërm meriton të bëhet pjesë e misionit historik për të votuar kundër narkodiktaturës së vetme të Europës.
Të gjithë, për fitoren e madhe!”, shkruan Këlliçi.