10 milionë turistë i numërojmë në kohë reale, 2.4 milionë banorë na duhen 9 muaj!

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar publikimin e censusit ditën e sotme nga INSTAT.

Në postimin e tij në Facebook, Dervishi thekson se nga shifrat e publikuara, dalin më shumë votues se banorë, por qeveria numëron në kohë reale turistët, por për banorët duhen 9 muaj.

Postimi i plotë:

Censusi

Më shumë votues se banorë

Më shumë banesa se familje 

Më shumë minoritete se minoritar

Më shumë bullgare se maqedonas

Turistët i numerojmë në kohë reale, për banorët duhen 9 muaj!

Publikuar nga Publik Media