Lajme

15 persona në burg, 21 me masa të lehta sigurie

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimeve doganore me vlerë dhjetra milionë euro dëm për vendin tonë dhe vendet e BE-së. Të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj. Për 15 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa masat e tjera janë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjithçka lidhet me një skemë të madhe kontrabande cigaresh. Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.

Ndër personat e përfshirë është dhe Matilda Duzha, për të cilën është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje’’. Matilda Duzha e cila është zyrtare dogane në detyrë në një pikë kufitare të rëndësishme në vend, rezulton se është bashkëshortja e Luan Duzha i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën logon e PS.

Më herët SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS, Luan Duzha, pasi dyshohet si person i përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Emrat e personave të përfshirë

Servet Dauti
Luan Qorolli
Nazmi Goçi
Gerti Ciu
Norion Spahia
Luis Mazreku
Durim Perja
Bordi Zotaj
Indrit Cenaj
Matilda Duzha
Andri Tola
Mentor Neli
Gentian Tabaku
Kreshnik Gumaj
Eldi Hoxha
Mile Bijeliç
Emin Shabani
Ilber Kolleshi
Ylber Karanxha
Blendi Resuli
Idlir Cukaj
Lida Matoshi
Alisa Sinani
Ylli Sinani
Vladimir Goxhi
Shpëtim Logka
Rezart Doci
Altevin Norja
Lorenc Çela
Zeljko Stafjer
Matilda Duzja
Gëzim Stërkshi
Juli Zogu
Florian Arapi

Recent Posts

  • Flash News

Skandali salmonelës: Tenderin e fitoi kompania e korruptuar

bakterin salmonela në një kopsht publik në qytetin e Gramshit, tronditi opinionin publik, Partia Demokratike…

3 hours ago
  • Flash News

Darzezë, ndërhyjnë zjarrfikëset në zjarrin masiv

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në…

4 hours ago
  • Flash News

Motori përplaset me shtyllën, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në rrugën…

5 hours ago
  • Politike

Rama në stadium për finalen e Champions League

I lanë pas dore nga politika Europiane, të cilët e takojnë vetëm kur vijnë në…

5 hours ago
  • Flash News

Në kërkim Enea Kaçi, administrator i “Nova Construction”

Ra  nga lartësia e një pallati në ndërtim 47 vjeçari  nga Bosnje Hercegovina, i cili…

6 hours ago
  • Flash News

Durrës, turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit

Një turist i huaj ka humbur jetën dhe një i dytë është gjetur në situatë…

6 hours ago