15 urdhër arreste nga SPAK për doganierë dhe biznesmenë

Skema e kontrabandës së cigareve

Një aksion i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një skemë kontrabande cigaresh, ku të përfshirë janë  zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj.

Burime  nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste, një pjesë e të cilëve tashmë janë ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese.

Publikuar nga Publik Media