Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat më të fundit për detyrimet e papaguara të taksave vjetore nga mjetet rrugore në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Shqipëri janë 256 741 mjete që rezultojnë debitorë për pagesën e taksës vjetore të përdorimit dhe asaj të luksit.
Nga ky total, pjesa dërrmuese, 84 për qind, janë mjete të regjistruara në emër të individëve, ndërsa 16 për qind janë në pronësi të bizneseve.
Në ndarjen sipas qarqeve, Tirana zë vendin e parë me 100 453 mjete debitore, e ndjekur nga Durrësi me 35 153 mjete, ndërsa në vend të tretë renditet Shkodra me 17 881 mjete.
Masat për mbledhjen e detyrimeve
Përballë këtij niveli të lartë të borxhit, DPSHTRR ka hartuar një plan të detajuar masash për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, i cili përfshin:
Dërgimin periodik të njoftimeve me shkrim nga zyrat rajonale;
Njoftime elektronike nëpërmjet platformës a-Albania, që informojnë përdoruesit për skadimin e afatit të taksave;
Verifikim dhe identifikim të mjeteve debitore përmes monitorimit në terren;
Ndalimin e aksesit në një sërë shërbimesh për mjetet që rezultojnë debitorë.
Shërbimet që do të bllokohen për mjetet me detyrime
Për të detyruar shlyerjen e borxheve, DPSHTRR do të ndalojë aksesin në disa nga shërbimet kryesore, përfshirë:
Ndryshimin e pronësisë së mjetit;
Ndryshimin e targave në rast dëmtimi apo humbjeje;
Kontrollin fizik të mjetit për qëllime certifikimi (p.sh. xhama të errësuar);
Pajisjen me leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare;
Kontrollin teknik periodik;
Çregjistrimin e mjetit;
Pajisjen me certifikatat ADR dhe CEMT për transportin e mallrave të rrezikshme dhe ndërkombëtare;
Marrjen e çdo konfirmimi apo vërtetimi tjetër që lidhet me mjetin.
Sipas përllogaritjeve të DPSHTRR, detyrimet e papaguara për taksën e përdorimit të mjeteve dhe taksën e luksit arrijnë në rreth 17 miliardë lekë, ose afërsisht 170 milionë dollarë, për periudhën nga viti 2012 deri në qershor 2025.
Ky nivel i lartë detyrimesh tregon për një problematikë të vazhdueshme me mospagesën e rregullt të taksave nga një pjesë e konsiderueshme e pronarëve të mjeteve, veçanërisht mes individëve.
Përmes planit të ri të masave, DPSHTRR synon të ushtrojë presion administrativ mbi debitorët, duke i ndërprerë aksesin në shërbimet bazë deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të mbetura./skyweb.al
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin disa muaj më parë, tha publikisht se…
Ben Blushi Isha i ftuar në Gramsh në një takim me lexues. Provincat shqiptare janë…
Fatos Lubonja Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur…
Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës: Nuk…
Mario Bacaj, një 28 vjeçar shqiptar që jetonte në Australi, humbi jetën tragjikisht tre ditë…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më…