21 drejtuesit e bashkisë Vlorë që shkarkoi Rama dje

Pas urdhërit “rrufe” të Edi Ramës ditën e djeshme, 21 drejtorë të Bashkisë së Vlorës kanë dhënë dorëheqjen.

Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Drejtorët që dhanë dorëheqjen janë:

1-Zambak Selmanaj, drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes;

2-Olsi Durrolli, drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë;

3- Dorjan Demiri, drejtor Përgjithshëm Juridik;

4- Kozma Mali, drejtor i Financave;

5- Jovan Jaupaj, drejtor i Aseteve;

6-Arlinda Tepelena, drejtore e Turizmit;

7-Dorjan Xhelili, drejtor i NSHP;

8-Francesko Tozaj, drejtor i Pastrimit;

9-Endri Rrokaj, drejtor i Gjelbërimit;

10-Anila Hitaj, drejtore e Shtëpisë së Foshnjës;

11-Irena Stasa, drejtore e Shërbimeve Sociale;

12-Elida Grabova, drejtore e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore;

13-Lorela Ballaj, drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi të Veçanta;

14-Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve;

15-Ardian Vreshtazi, drejtor i Emergjencave Civile;

16-Sokol Toto, drejtor i Teatri;

17-Genci Demiraj, drejtor i Pallatit të Kulturës;

18-Laura Brinja, drejtore e Burimeve Njerëzore;

19-Igli Zahaj, drejtor i IMT;

20-Emiljano Ismalili, drejtor i Policisë Bashkiake;

21- Elona Merkaj, drejtore e Pallatit të Sportit.

Publikuar nga Publik Media