Dash Shehi jep dorëheqjen nga LZHK

Dashamir Shehi ka dhënë dorëheqjen sot nga drejtimi i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK). Në një konferencë për mediat, Shehi ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe ka marrë përgjegjësinë për dështimin në këto votime.

Ai theksoi se ka vendosur të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën njerëzve të rinj dhe më energjikë për t’u angazhuar në parti.

“Duhet të pranojmë që Rama arriti këtë rezultat edhe për fakt të gabimeve të opozitës edhe tonin brenda kësaj. Përgjegjësia bie kryesish mbi lidershipin e partive opozitare duke filluar nga koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht. Për këtë motiv largohem nga drejtimi i koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj se unë dhe ndoshta më energjikë”, tha Shehi.

Publikuar nga Publik Media