Dy kompani, TDT & Partners sh.p.k dhe TECHNO-ALB sh.p.k, kanë fituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një kompleksi turistik dhe rezidencial në zonën e Lëkurësit, Sarandë.

Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave ngjitur me sahatin e Tiranës.
Ky është një nga resortet më të mëdha që ndërtohet në Jug të vendit, për nga sipërfaqe e truallit në të cilin shtrihet i krahasueshëm me projektin e Alabbarit në Durrës. Por për shkak të intensitetit më të ulët, resorti i Lëkurësit do të ketë më pak sipërfaqe ndërtimore.
Kompanitë janë në pronësi të vëllezërve Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia është i njohur si ish-pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave pranë Sahatit të Tiranës.
Ky resort është një nga më të mëdhenjtë në jug të vendit, me një sipërfaqe trualli prej 68 hektarësh, duke e bërë të krahasueshëm me projektin “Durrës Yacht & Marina” të investitorit Mohamed Alabbar.
Toka e Vangjelit
Në nëntor të vitit 2021 familja e Vangjel Tavos themeloi një kompani të quajtur Theap Konstruksion. Objekti i kompanisë ishte sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa kapitali themeltar i saj ishte vetëm 100 mijë lekë.
Por pak muaj më vonë, në mars të vitit 2022, vlera e kompanisë u rrit. Familja Tavo kontriboi në natyrë duke bërë pjesë të aseteve të biznesit një sipërfaqe toke prej 33.5 mijë metrash katrorë. E regjistruar me numër pasurie 26/533, prona ndodhet në fshatin e Lëkurësit në Sarandë, poshtë kalasë së famshme të Lëkurësit, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti.
Në janar të 2024, Vangjel Tavo ja dhuroi 100 për qind të aksioneve të kompanisë vëllait të tij Grigor Tavo. Ndërsa në maj, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të Himarës, kur zoti Tavo kishte marrë ndërkohë bekimin nga Edi Rama për të kandiduar në Himarë, familjarët e zoti Tavo e shitën kompaninë Theap Konstruksion për 3.6 milionë euro. Blerësi ishte TDT & Partners e Avdisë.
Origjina e pronës së shitur nga Tavo është e mbushur me përplasje dhe konflikte midis disa familjeve dhe shtetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e ka kundërshtuar dhënien e saj tek privatët, për shkak se pretendonte se toka ishte shtet. Por falë gjykatës, Vangjel Tavo arriti të shtinte në dorë pronën, të cilët më pas ja shiti Avdisë 3.7 milionë euro.
Gjatë zgjedhjeve, teksa zoti Tavo premtonte se do të zgjidhte Çështjen e pronave në Himarë, ai u akuzua publikisht nga Omonia se tokën e Lëkurësit e ka marrë përmes dokumentave të falsifikuara. “OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë,” thuhej në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë.
Projekti, me një vlerë totale prej 447 milionë eurosh, do të zhvillohet në një truall prej 15.1 hektarësh dhe përfshin hotele me 5 yje, zona rezidenciale, si dhe hapësira komerciale.
Detajet e projektit “Lëkurës”
Ky projekt synon transformimin e zonës në një destinacion turistik elitar, duke përfshirë hotele, vila në shërbim të turizmit, restorante, ambiente shërbimi dhe zona për relaks e rekreacion.
Pjesa e parë e ndërtimit parashikon dy hotele me 5 yje dhe hapësira rezidenciale e komerciale, ndërsa në fazën e plotë kompleksi do të shtrihet në 67.9 hektarë.
Vendime të tjera nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS)
Në të njëjtën mbledhje, KIS miratoi statusin e investitorit strategjik edhe për një Zonë Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik (TEDA) në Xhafzotaj.
Po ashtu, u shty afati i statusit për një projekt tjetër që po zhvillohet mes Palasës dhe Drimadhës.