5 ditë para zgjedhjeve tensione dhe tentativa për blerje votash në Lezhë

Situata në Qarkun e Lezhës, atje ku në lojë janë 7 mandate deputetësh, duket se është tensionuar në orët e fundit, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë vetëm 5 ditë larg.

Basha denoncoi në rrjet tentativën për blerje votash nga ana e socialistëve, duke theksuar se kandidati i Koalicionit EuroAtlantik në këtë qark ka kapur në flagrancë nënkryetarin e Bashkisë dhe një tjetër zyrtar lokal duke blerë vota.

Por kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një postim në rrjetet sociale, akuzon bandat e lidhur me PD-në se po provokojnë klimë tensioni. Ndreu shprehet se mbrëmjen e së hënës kanë bllokuar rrugën me rrugacë Zv kryetarit të Bashkisë Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit të PS Kolsh, Andi Marku.

“Karvanë me makina me militantë dhe armë lëvizin natën duke bërë presione. Pse nuk duhet ne të aludojmë se po bëjnë presion dhe po lëvizin duke blerë vota?!”, shkruan Ndreu në rrjetet sociale.

Postimi nga Pjerin Ndreu

Banda të PD vazhdojnë të provokojnë klimë tensioni pa asnjë shkak në Lezhë! Bllokime rrugësh duke kufizuar lëvizjen e lirë të njerëzve janë bërë shqetësuese! Bile një natë kanë ndaluar dhe punonjës policie!

Mbrëmë kanë bllokuar rrugën me rrugacë Zv kryetarit të Bashkisë Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit të PS Kolsh, Andi Marku!

Moslejimi i lëvizjes në zonat e veta dhe bllokimi i rrugëve me alibine idiote se po blihen vota, është shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion për të tensionuar fushatën në kushtet e pamundësisë për të siguruar mbështetjen elektorale!

Ju bëj thirrje anëtarëve të PS të ruajnë qetësinë! Organet ligjzbatuese të marrin masat përkatëse ndaj kujdo që kufizon lirinë e lëvizjes së çdo qytetari!

Karvanë me makina me militantë dhe armë lëvizin natën duke bërë presione. Pse nuk duhet ne të aludojmë se po bëjnë presion dhe po lëvizin duke blerë vota?!

Këto janë sjellje të shëmtuara që nuk nderojne kulturën e lezhjaneve! Pseudo gangsterë të ardhur gjoja me forcë elektorale, do shfryhen si tullumbace më 12 Maj!

Bllokimi i rrugës së Zv Kryetarit të Bashkisë Fatjon Zefi, i cili njihet si një nga djemtë më me integritet në Lezhë, është vetëdemaskimi më i qartë i farsës së ashtuquajtur, “mbrojtje vote”!

Lezha s’jua ka borxh këtë sjellje primitive dhe provokim të ulët!

Ne nuk do të biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithëse e keni mbushë kupën! Por policia, prokuroria të veprojnë sipas ligjit!

Publikuar nga Publik Media