5 të plagosur nga konflikti me armë në Laç

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri ku u plagosën 5 persona. Sipas policisë, të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa autori është një person i vetëm. Ai është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur: Angjelina Gjezaj, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci, Danjel Gjelosh dhe Geraldo Keberi. Zonja mësohet se ka qenë shitëse në rrugë dhe e kanë kapur plubmat gabimisht.

Policia bën me dije se me marrjen e njoftimit, shërbimet kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Njoftimi i policia

Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Publikuar nga Publik Media