Lajme

7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare.

138 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë…

Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit.

Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e në çdo krahinë kanë qenë jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme.

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive, në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 Marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

Recent Posts

  • Publik News Albania

VIDEO-LAJMI/ Ajola Xoxa në bregun e Qerretit me familjen

Erion Veliaj e shikon diellin me dylbi nga qelia VIDEO ndërsa Erion Veliaj vijon të…

3 hours ago
  • Denoncime

Kulla e Union Bank prish shkollën dhe devijon rrugën

Edmond Leka zhbën historinë  për një 19-katëshe në “Ali Demi" Një tjetër kullë po përgatitet…

5 hours ago
  • Denoncime

Sejko merret 2 herë në pyetje për skandalin e mikrokredive

Guvernatori Sejko dhe drejtues të Bankës së Shqipërisë në lupën e SPA Dosja e mikrokredive…

6 hours ago
  • Showbiz

Befason Veleshnja: Dy kolegët e Portokalli i kapa duke bërë s*ks

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës…

7 hours ago
  • Flash News

Arrestohet 51-vjeçari, i dha mjetin turistit pa masat e sigurisë

I riu belg ra nga Jet Ski dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën!…

7 hours ago
  • Politike

Veliaj mesazh të koduar Ramës: Karma do të ta kthejë herët a vonë

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut,…

7 hours ago