Lufta për të rrëmbyer galeritë e nxjerrjes së kromit me ryshfete te qeveritarët, me falsifikime, me forcën e kriminelëve dhe mbështetje të paligjshme e korruptive nga disa zyrtarë të drejtësisë, ka bllokuar aktivitetin e ligjshëm të firmës “Elidon-06” të biznesmenit Mehmet Dauti nga Hasi.
Por përveç këtij bllokimi, biznesmeni Mehmet Dauti, denoncon vjedhjen e 400 mijë USD, që i kanë bërë zyrtarët e bankës mafioze “Raiffeisen”, duke falsifikuar dokumentet e llogarisë bankare të firmës së kromit, duke firmosur në emër të njërit prej ortakëve që është vëllai i tij.
Në lidhje me këtë vjedhje të kryer nga “Raiffeisen Bank”, administratori i firmës “Elidon-06 Sh.p.k”, më 17 dhjetor 2023 ka bërë kallëzim në SPAK, kundër zyrtares së degës së kësaj banke në Durrës, Brunilda Trebeshina dhe Sokol Nasufit, pronar i firmës “Trade Minerals Group Sh.p.k”, si organizatorë e realizues të vjedhjes së vlerës 400 mijë USD.
Në materialin kallëzues drejtuar SPAK-ut, bashkë me zyrtaren e “Raiffeisen Bank” e biznesmenin Nasufi, ai ka përfshirë dhe prokurorinë e Durrësit, me akuzën “Vjedhje në bashkëpunim; falsifikim dokumentesh bankare, fshehje krimi me veprime hetimore në shkelje të ligjit e shpërfillje provash”.
Kjo vjedhje është kryer brenda 3 ditësh, kur firma “Trade Minerals Group Sh.p.k” e eksportit të kromit me pronar Sokol Nasufin, nëpërmjet degës së “Raiffeisen Bank”, i transferon firmës së kromit “Elidon-06 Sh.p.k” të biznesmenit Mehmet Dauti, vlerën 400 mijë USD, si detyrim për sasinë e kromit që kishte blerë prej kësaj firme.
Por 3 ditë pasi vlera ishte depozituar në llogarinë e firmës “Elidon-06 Sh.p.k” në “Raiffeisen Bank”-Durrës, zyrtarja e bankës, Brunilda Trebeshina, ia hoqi shumën 400 mijë USD pa vënë në dijeni administratorin Dauti, duke ia kthyer përsëri firmës “Trade Minerals Group Sh.p.k” dhe brenda 3 orësh ato janë zhdukur edhe nga llogaria e kësaj firme.
Pas ankesës, “Raiffeisen Bank” me Shkresë nr. 547, datë 8 janar 2018, i kthen përgjigje pronarit të kompanisë “Elidon-06 Sh.p.k”, Mehmet Dauti, se vlera 400 mijë USD është ri-kthyer me urdhër-veprimi të tij, te kompania “Trade Minerals Group Sh.p.k” me datë 5 gusht 2013.
Në përgjigjen shkresore, “Raiffeisen Bank” i ka dërguar dy dokumente fotokopje “Urdhër transferte” e “Pakësim llogarie me 400 mijë USD”, që figuronin të firmosura nga ortaku Rexhep Dauti, te një nga degët e bankës në Tiranë.
Por “Raiffeisen Bank” refuzon tu jap dokumentet origjinale të urdhër transfertës 400 mijë USD, mbasi sipas akt-ekspertimit ligjor, firmat e ortakut Rexhep Dauti kanë dalë të falsifikuara, ndërsa sipas kamerave e qelizës së telefonit, rezulton se ditën e transfertës, ai nuk ka qenë në Tiranë.
Por kjo vjedhje nga zyrtarët e “Raiffeisen Bank”-Durrës, është mbrojtur nga prokuroria e Durrësit; të cilët, pasi kanë shpërfillur provat e akt-ekspertimin.