Denis Dyrnjaja
Vitet e fundit ka një përpjekje të vazhdueshme për t’iu dhënë hapësirë më të madhe angazhimit dhe prezencës faktike të vajzave dhe grave në politikë. Kur e sheh si nismë në parim, e gjitha duket si shumë emancipuese dhe inkurajuese gjithashtu. Por çfarë po prodhon ajo në realitet? Përveç torollakërisë mashkullore që ka qenë më shumicë e tepri për dekada me radhë si domen në politikë, tani publiku duhet të durojë edhe torollakërinë e re femërore. Psh mjafton të ndjekësh videot promovuese të takimeve elektorale apo dhe panele debatesh në TV, ku shfaqen vajza apo gra që janë rishtare në politikë dhe aty mund të kesh material zbavitës nga pikëpamja sipërfaqësore, por shumë tronditës nëse vëren anën substanciale apo thelbësore. Psh vendosa të shoh një video të një kandidateje socialiste në Qarkun e Fierit për të ndjerë bezdinë që të krijon vetëkënaqësia e vetëndjerja delirante e kësaj kandidateje, që sfidonte drejtuesin politik të Opozitës Gazmend Bardhi, duke përdorur edhe kontekst nënkuptues pezhorativ ndaj tij. Në fakt mjafton të ndjekësh këtë tipen për të kuptuar sesa shumë ka degraduar niveli i përzgjedhjes së kandidatëve që pretendojnë të jenë ligjvënësit e Shqipërisë, por kjo është temë më vete. Pra në vend të kualitetit dhe nivelit kultural, sfida shfaqet përmes nivelit të tallagjarësisë serbese që zakonisht është karakteristikë e njerëzve bosh, që nuk kanë çfarë humbasin dhe partizanërinë e çojnë deri në kamikazllëk politik, mjafton që t’i lëvdojë dikush i rëndësishëm në parti. Ndërkohë një model tjetër shfaqet nga kampi opozitar. Psh imazhi i propagandës së opozitës është një zonjë që qesh dhe flet vetëm idiotësi në studio televizive dhe përpiqet të reflektojë fisnikëri e cila i shkrihet në mendjelehtesinë politike të veshur me ngjyrat e rrobave të bukura dhe bzuqeshjes së palimituar edhe kur nuk është rasti. Pra vetëm falë gjinisë ia tolerojnë idotesinë që nuk ia fsheh as bukuria dhe kështu territori politik është mbushur për të mos thënë mbingarkuar me këto lloj modelesh hibride për atë çka politika kërkon dhe publiku dëshiron. Pra këto modele janë ofertat e suksesit dhe prezencës përfaqësuese më dominuese sot. Tani vijmë te momenti për të thënë një konkluzion. Mirë sistemin elektoral që është kompozuar sipas interesave të bosëve të politikës, po këtë kuotën gjinore për të futur thjeshtë ca gra që janë gra e ca vajza që janë vajza si gjini çfarë e donim?! Nëse sheh sesi është zbatuar në realitet kjo çështja e kuotave gjinore, kupton se lëmosha politike e burrave përmes ligjit kur bashkohet me kotësinë apo mendjelehtësinë e shumë prej këtyre grave, e bën në fakt të pavlerë dinjitetin e atyre zonjave a vajzave që meritojnë respektin publik, jo për shkak gjinie, por se janë personalite në individualitetin e tyre. Dhe personalitetin dhe dinjitetin nuk ta jep as partia as kuota elektorale, as gjinia, por ta jep, kultura, kontributi real në shoqëri dhe dija. Përsa kohë tallavaja e numrave me kuotat gjinore do vazhdojë, do kemi të sigurt se arenën politike e mediatike do ta dominojnë përveç burrave të pavlerë edhe gratë fluturake truerë. Mos kërkoni emra se fytyrat dhe idiotësitë e tyre “bërtasin” me shumë se emrat, madje çdo ditë apo natë, në media dhe jo vetëm!