Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun britanik Keir Starmer, ka deklaruar se Shqipëria dhe Britania e Madhe, kanë bërë progres të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm.
Rama: Dua t’ju falënderoj ju posaçërisht për kujdesin qysh në ditën kur unë erdha për samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të na ndihmuar me ekspertizën e tyre në organizimin e këtij samiti në Tiranë që shpresoj ta kemi në lartësinë e duhur nesër.
Ky është një moment i rëndësishme i marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Asnjëherë më parë nuk keni qenë aq të lidhur në dy çështje të rëndësishme; çështjen e Ukrainës, si dy vende që ndajnë edhe anëtarësinë në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin e paligjshëm.
Besoj se në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ndërsa s ai takon të parë, marrë parasysh dhe situate gjeopolitike është edhe më e trazuar, ne kemi thelluar bashkëpunimin.
Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm kemi arsye për të qenë krenarë për punë e bërë. Shifrat janë mbresëlënëse dhe përfitoj nga rasti i pranisë thuaj për të theksuar se referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik. Jo kultivimi i miteve se shqiptarët janë një problem për britanikët
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologun britanik Keir Starmer, u pyet nëse do të ngrihen kampe refugjatësh nga Britania e Madhë në Shqipëri, njësoj siç po ndodh me Italinë.
Rama mohoi që të vijnë refugjatë nga Britania e Madhe. Ai tha se ‘me Italinë është martesë, ndërsa shtoi se me të tjerët është thjesht dashuri’.
“Ne jemi besnikë të martesës me Italinë. Me të tjerët është thjesht dashuri”, tha Rama.
Kier Starmer: Ajo çfarë diskutuam kishte të bënte për efektivitetin e atyre që kemi bashkëpunuar këto 2-3 vite, shifrat (refugjatët shqiptarë që kalonin me gomone) u ulën nga 12 mijë me 94%. Skuadra e përbashkët mund të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për ta bërë më efektive. Diskutuam edhe për çështje të tjera të aktiviteve kriminale kufitare. Ky model i veccantë ka qenë më efektivi. Kryeministri dhe unë mendojmë njësoj, nuk preferojmë të flasim për problemin dhe t’i biem rreth e rrotull, por të përveshim mangët dhe të punojmë…
Edi Rama: Modeli që ne kemi sjellë në Shqipëri në bashkëpunim me Italinë, e kam thënë që në krye të herës, kërkon kohën e vet për t’u testuar. Dhe e dyta, në rast se funksion mund të aplikohet jo në Shqipëri por në vendet e tjera të rajonit. Po qe se rezultati do të jetë pozitiv, nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera.
Ne kemi diskutuar edhe për samitin që do të bëhet në Londër në tetor për Procesin e Berlinit ku Britania e Madhe do të mirëpresë procesin. Pavarësisht se Procesi i Berlinit është i ndërtuar brenda BE nën udhëheqjen e BE për të nxitur bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit, do të jetë vlerë e shtuar që në samitin e Londrës vendet e rajonit do të kenë edhe një dritare diskutimi për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor në drejitm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, nxitjes së investimeve në rajon dhe shtrirjes së kësaj bërthame shqiptaro-britanike në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale në të gjithë rajonin, për të patur një rrjet rajonal të sinkronizuar me strukturat e zbatimit të ligjit në Britaninë e Madhe dhe për të siguruar që e gjithë kjo hapësirë është një hapësirë ku veprimtaria e rrjeteve kriminale që nxisin trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore është absolutisht nën kontroll.
Edi Rama: Me Italinë kjo ishte një marrëveshje e vetme për shkak të marrëdhënies tonë të veçantë por edhe falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kem i thënë jo sepse jemi besnikë të martesës me Italinë. Pjesa tjetër është thjesht dashuri.