“Afera Bankers” Si u zhvatën miliarda euro nga pasuritë nëntokësore të Shqipërisë përmes një skeme kriminale me bashkëpunëtorë nga qeveria te krimi i organizuar
Nga Amarildo Stoica
Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar atë që ekspertët e konsiderojnë si vjedhjen më të madhe në historinë e shtetit shqiptar: Kompania “Bankers Petroleum”, gjatë më shumë se 20 viteve të operimit në Shqipëri, ka përfituar rreth 5.5 miliardë euro nga shitja e naftës shqiptare, duke shmangur detyrimet tatimore nëpërmjet skemave kriminale me faturime fiktive dhe fryrje shpenzimesh.
Sipas akt-akuzave të ngritura, Bankers ka deklaruar 117 milionë euro humbje, ndërkohë që ka gjeneruar fitime kolosale. Përmes manipulimit të bilanceve, kompania jo vetëm që ka shmangur tatimet, por ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit në formën e rimbursimeve fiktive të TVSH-së.
Skema kriminale: Nga Bankers tek “ustallarët” vendas
Bankers nuk ka vepruar vetëm. Ajo ka ndërtuar një rrjet të ngjeshur bashkëpunëtorësh, që përfshin biznesmenë shqiptarë me rekorde të errëta dhe lidhje të forta politike, institucione shtetërore që mbyllën sytë dhe një sistem të tërë të legalizuar grabitjeje.
Njëri nga bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj skeme është Behar Çukaj, pronar i kompanisë së naftës Bolv Oil, i cili rezulton përfitues i dhjetëra kontratave të dyshimta me Bankers. Sipas raportit hetimor, vetëm në vitin 2011, Bankers i ka kaluar Bolv Oil mbi 10 milionë euro për “shërbime transporti”, një faturim i dyshimtë që ka shërbyer për të fryrë shpenzimet dhe shmangur tatimin mbi fitimin.
Bolv Oil, me administrator Agron Bulkun, të njohur si “mjeshtër i tenderave”, është skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për krijimin e monopoleve. Përveç hidrokarbureve, Çukaj ka investuar në sektorë të tjerë si ndërtimi, arsimi privat, prodhimi i bitumit, dhe ruajtja fizike.
Por Çukaj nuk është i vetmi.
Në të njëjtën skemë figuron edhe kompania Albstar, në pronësi të Idajet Ismailajt, një tjetër emër i lidhur me vjedhjen sistematike të fondeve publike përmes tenderave dhe projekteve fiktive. Vetëm në vitin 2011, Albstar ka marrë 22 milionë euro nga Bankers, gjithashtu për “shërbime” që kanë ngritur alarmin e autoriteteve.
AKBN dhe mashtrimi me 247 milionë dollarë
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratës me Bankers, në një raport auditimi për vitin 2011, zbuloi se pjesa më e madhe e shpenzimeve të deklaruara nga Bankers ishin të parregullta dhe fiktive.
Sipas raportit, kompania kishte sajuar 247 milionë dollarë shpenzime, duke shmangur pagesën e 60 milionë dollarëve në tatim fitimi që i takonin shtetit shqiptar.
Paratë e pastra nga nafta në vila dhe komplekse luksoze
Pjesa më e errët e kësaj afere shfaqet kur ndjekim rrjedhën e parave. Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme, Behar Çukaj i ka pastruar përmes ndërtimit të komplekseve rezidenciale, siç është ai me vila luksoze “Tulipan” në Farkë, ku një pjesë e njësive janë blerë nga politikanë të korruptuar, zyrtarë dhe figura të botës së krimit të organizuar.
Behar Çukaj është pronari i kompanisë së naftës Bolv Oil shpk, ku si administrator të besuar mban ‘mjeshtrin’ e tenderave Agron Bulkun. Përmes kompanisë Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon një kartel kompanish për shitje makinash, ndërtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, kërkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.

Nga viti 2008 dhe në vijim, kompania Bankers ka kontraktuar kompaninë Bolv Oil për kryerjen e shërbimeve të transportit, sipas hetimeve dhe një raporti auditues, me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të Bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.
Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë. Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime.
Behar Çukaj pastroi paratë në ndërtim
Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. Një pjesë e parave dyshohet se i ka pastruar për ndërtimin e kompleksit me vila Tulipan në Farkë, disa nga të cilat i kanë blerë politikanë të korruptuar, drejtorë dhe figura të krimit të organizuar. Tulipani është hinka e parave të evazionit fiskal, korrupsionit dhe trafikut të kokainës.
Në vitin 2019, Behar Çukaj themeloi kompaninë e ndërtimit B & O Construction, me administrator Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Në të njëjtën kohë, Behar Çukaj, i skeduar dhe i lakuar edhe si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e Albpetrol, për pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine në Fier, i vuri syrin një sipërfaqe prej 50 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, mes TEG dhe Saukut, për të ndërtuar kompleksin e vilave ‘Tulipan’.

Së pari, prona publike dhe private është denoncuar në mediat se është tjetërsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar në disa duar dhe në fund në duart e Behar Çukajt.
Së dyti, kompanitë e Behar Çuakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë një kapital më pak se 9 milionë euro, ndërkohë që investimi për të ndërtuar kompleksin është rreth 90 milionë euro. Vlera e kapitalit të Bolv Group në raport me vlerën e investimit, ngre dyshime të forta për një operacion masiv të pastrimit të parave që janë produkt i aferës me Bankers dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.

Në të njëjtën zonë, biznesmeni i naftës Behar Çukaj ka përlarë edhe 35 mijë m2 të tjera prona, duke aplikuar për leje për ndërtim vilash, disa nga të cilat për bosë të krimit të organizuar, trafikantë droge, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, drejtorë të korruptuar etj.

Kjo sipërfaqe prej 35 mijë m2 është përfituar me letra false bazuar në një dosje të prokurorisë në vitin 2011, pasuar në një vendim gjykate, ku janë dënuar disa nga falsifikatorët Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, përgjegjës për administrimin e tokave të ish Komunës Farkë.
Jo vetëm kaq. Por, Behar Çukaj dyshohet se po ndërton edhe pa leje në këtë zonë nga ankthi për të mbyllur sa më shpejt kantierët e ndërtimit para ndonjë lëvizje të mundshme nga SPAK-u.

Çukaj ka përdorur një tjetër kompani ndërtimi, B&O Construction, e themeluar në vitin 2019, me administrator Zaho Jaçaj, ish-drejtor i Tatimeve në Fier, që dyshohet se i ka fshirë 5 milionë euro detyrime tatimore.
Investimi prej mbi 90 milionë euro në kompleksin “Tulipan”, ndërkohë që kapitali zyrtar i kompanive të Çukajt është më pak se 9 milionë euro, përbën një shembull tipik të pastrimit masiv të parave.
Toka publike e grabitur dhe ndërtimi pa leje
Sipas dokumenteve të zbardhura, një sipërfaqe prej 50 mijë m² në zonën Mjull-Bathore i është dhënë Çukajt në mënyrë të dyshimtë, përmes dokumenti të falsifikuar dhe mbivendosje pronësie. Hetimet e mëparshme të prokurorisë kanë identifikuar autorë të falsifikimeve si Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja.
Për më tepër, Çukaj dyshohet se po ndërton pa leje, duke shfrytëzuar ngërçin institucional dhe frikën e ndëshkimit nga SPAK për të mbyllur sa më shpejt projektet luksoze.
Ndërkohë që Behar Çukaj po përfitonte qindra milionë euro përmes një skeme grabitjeje të pasurisë kombëtare, i biri, Olsi Çukaj, është parë shpesh në protestat e opozitës, madje ka qenë edhe kandidat për deputet i PD në Fier, në vitin 2017.
Një ironi e hidhur e tranzicionit shqiptar: djali lufton për “Republikën e Re”, ndërsa babai pasurohet me paratë e vjedhura nga Republika.
AFERA BANKERS – një plan 4-hapësh për zhvatjen e shtetit
- Shpenzime të fryra me kontrata fiktive me kompani shqiptare të afërta me qeverinë
- Fitimi zhvendoset nga Bankers te nënkontraktorët shqiptarë
- Tatimi mbi fitimin shmanget nga 50% në 15%
- Paratë finalizohen në ndërtim, vila, televizione, stadiume, biznese luksi
Emrat që përfituan nga pasuria e nëntokës shqiptare
- Behar Çukaj – Bolv Oil
- Idajet Ismailaj – Albstar
- Qemal Sinaj – Phoenix dhe Simmons
- Familjarë politikanësh, ish-ministra, ish-deputetë dhe drejtues të lartë të administratës publike
Ku janë sot miliardat që duhet të ishin në arkën e shtetit?
Nga 5.5 miliardë euro të nxjerra nga nafta, Shqipëria ka marrë më pak se 1% të prodhimit të saj natyror, ndërkohë që faturën e mashtrimit dhe dëmit e ka paguar qytetari shqiptar, me çmime të rritura të karburanteve dhe buxhet të grabitur.
Nëse nuk hetohen deri në fund nënkontraktorët dhe ata që pastruan paratë, hetimi i Bankers do mbetet një show gjysmak, ndërkohë që pasuria kombëtare vazhdon të rrjedhë në xhepat e të paprekshmëve.
Sepse Bankers nuk vodhi vetëm vodhi me të tjerë!