Elisa Spiropali ka ngritur së fundmi shqetësimin për një nga problemet më të thella të politikës shqiptare, duke e cilësuar situatën në Kuvend si një krizë që prek vetë themelet e Republikës Parlamentare. Përmes një reagimi publik, ajo ka kritikuar ashpër degradimin e debatit politik, i cili sipas saj po largohet gjithnjë e më shumë nga standardet institucionale dhe po rrëshqet drejt përplasjeve personale dhe gjuhës fyese.
Në thelb të qëndrimit të saj qëndron ideja se Parlamenti duhet të jetë hapësira ku përfaqësohen qytetarët dhe ku mbahet në kontroll qeveria. Por, sipas Spiropalit, kjo funksion nuk po përmbushet siç duhet, pasi debati politik po zëvendësohet nga konflikte të ulëta që nuk prodhojnë zgjidhje dhe nuk i shërbejnë interesit publik.
Ajo thekson se përplasjet në vetvete nuk janë problem, pasi ato janë pjesë natyrale e politikës. Megjithatë, kur konflikti shndërrohet në banalitet dhe humbet thelbin e tij politik, atëherë dëmtohet drejtpërdrejt roli i institucionit. Në këtë situatë, pasoja më e menjëhershme është rënia e besimit të qytetarëve dhe dobësimi i vetë sistemit parlamentar.
Megjithatë, realiteti i tensioneve dhe përplasjeve në Kuvend nuk është një zhvillim i ri. Kjo klimë ka qenë e pranishme prej vitesh dhe ka shoqëruar pothuajse çdo legjislaturë. Ironikisht, edhe gjatë periudhave kur Spiropali ka pasur rol drejtues në Parlament, debatet e forta dhe përplasjet me opozitën kanë qenë të shpeshta, sidomos me figura si Sali Berisha.
Në këtë kontekst, reagimi i saj mund të lexohet si një reflektim i vonuar mbi një realitet që është ndërtuar gradualisht nga vetë aktorët politikë. Një krizë që nuk ka lindur papritur, por është produkt i një kulture politike që është ushqyer ndër vite edhe nga ata që sot e denoncojnë.
Reagimi i plotë:







