Landi Çela | Publik.al | 15 qershor 2025
Prej më shumë se dy vitesh, Gjykata e Lartë nuk ka liruar nga qelia asnjë politikan të pandehur nga SPAK dhe GJKKO, duke kthyer në precedent praktikën e paraburgimit të zgjatur për zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Kjo praktikë, edhe pse në kufijtë e një standardi të debatueshëm ligjor e etik, është bërë pjesë e logjikës së drejtësisë së re. Dhe Erion Veliaj nuk mund të bëjë përjashtim.
Por një emër i ri po hyn në qendër të vëmendjes: gjyqtarja Albana Boksi, e cila do të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ky është një test jo vetëm për integritetin e saj, por edhe për gjithë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë shqiptare në raport me figurat politike të larta.
Kush është Albana Boksi?
Por në vitet e fundit, Boksi ka marrë disa vendime që e kanë futur në shënjestrën e strukturave të forta si SPAK – sidomos kur në vitin 2021 ishte pjesë e trupës që rrëzoi sekuestrimin e pajisjeve të gazetarëve të Lapsi.al, duke vendosur mbrojtjen e lirisë së medias mbi etjen për të gjetur “fajtorët e databazave”. Po ashtu, ajo refuzoi kërkesën absurde të SPAK për “detyrim paraqitje” ndaj gazetarit Elton Qyno – një hakmarrje personale e kreut të SPAK Altin Dumani, e cila u zhbë deri në Gjykatën e Lartë.
Çfarë do të bëjë tani Boksi?
Dosja Veliaj është më shumë se një çështje penale. Ajo është një betejë simbolike për fatin e një modeli të të bërit politikë, që për dy dekada ka dominuar Tiranën dhe, në mënyrë më të gjerë, qeverisjen vendore. Në këtë kontekst, vendimi i Boksit do të ketë jehonë përtej sallës së gjyqit.
Pyetja që po shtrohet sot në qarqet ligjore dhe politike është: A do të sfidojë Albana Boksi linjën e pandryshuar të Gjykatës së Lartë?
Pesha e një vendimi
Ky vendim nuk do jetë thjesht për fatin penal të Veliajt. Është një test për drejtësinë që pretendon të jetë e re, e pavarur dhe e drejtë. Sepse nëse edhe Veliaj, me të gjithë makinerinë e tij politike dhe propagandistike, nuk arrin të fitojë lirinë në Gjykatën e Lartë atëherë ndoshta diçka ka filluar të ndryshojë.
Nëse, përkundrazi, Boksi vendos të prishë precedentin dhe ta nxjerrë Veliajn nga qelia do të duhet të jetë gati t’i japë opinionit publik jo vetëm një vendim, por edhe një arsyetim që nuk fyen inteligjencën ligjore e qytetare të këtij vendi.
Në këtë foto tronditëse nga revolucioni iranian i vitit 1979, shihet një nga fytyrat…
Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve…
Trump, Netanyahu dhe Khamenei Kjo që ndodhi nuk ishte e pashmangshme.. Sulmet ajrore të vazhdueshme,…
Kush është pyetur në SPAK Publikuar më: 15 qershor 2025 | Gjurmusi Në muajin prill,…
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i…