A do ta çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër i Kuvendit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të çelë seancën parlamentare në Kuvendin e ri në shtator si deputeti më i vjetër, siç parashikon edhe ligji.

“Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo”, theksoi ai.

Berisha shtoi se do të vazhdojë betejën e tij, sipas tij, për “vjedhjen më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste”.

“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste.

Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar. Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi. Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim”, tha Berisha.

Publikuar nga Publik Media