A do të votohet propozimi i VV-së për Kryetar Parlamenti?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhen sërish për ta vazhduar seancën e konstituimit, të nisur më 15 prill.

Vazhdimi i gjashtë i seancës është parashikuar të nisë në orën 10:00. Konstituimi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetari të Kuvendit.

Kjo pasi që partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë nuk e kanë përkrahur kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për kryeparlamentare.

Propozimi i VV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tri herë dhe në të tria rastet ka dështuar.

Publikuar nga Publik Media