“Nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ndikojnë në rezultat, çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm”. Këtë përgjigje i dha kryekomisioneri, kur u pyet nëse ka bazë ligjore që votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm, kryesisht ai me Greqinë pas akuzave nga opozita. Celibashi garanton se çfarë ka përgatitur KQZ në këtë proces është në integritet të plotë, por ngelet në diskutim mënyra sesi kanë votuar votuesit nga jashtë.“Ajo që mund të them, nuk jap gjykimin mbi vlefshmërinë jo, por me siguri të plotë them që çfarë ka administruar e përgatitur KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë për atë kompetencë të KQZ. Ngelet diskutimi sesi votuesit nga jashtë kanë votuar por në momentin që secili ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës dhe ky ka mbërritur në KQZ asgjë nuk e ka cenuar integritetin e këtij dokumentacioni zgjedhor”.Por nga ana tjetër, thekson Celibashi, janë në të drejtën e vet dhe kanë legjitimitet për të kërkuar e sqaruar çdokush që ka pretendime mbi këtë proces.“Ne kemi të gjitha përgjigjet për çdo pyetje të mundshme. Kemi patur pardje një diskutim me disa përfaqësues të subjekteve zgjedhore”.
