Një denoncim publik në FB nga gazetari Klevis Muka ngre pikëpyetje serioze mbi aktivitetin e subjektit tregtar “Neomalesore Agrotourism”, i vendosur në zonën turistike të Vaut të Dejës, në adresën: Rruga e Liqenit të Komanit, Ndërtesa nr. 21.
Por pavarësisht këtij pezullimi zyrtar, në rrjetet sociale dhe platformat e promovimit turistik, “Neomalesore Agrotourism” vijon të operojë normalisht, duke reklamuar ofrimin e ushqimeve tradicionale, akomodim dhe shërbime të tjera turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Faqja zyrtare në Instagram @neomalesore_agrotourism vazhdon të jetë aktive dhe me përmbajtje të re ditë pas dite.
A është kjo një formë evazioni fiskal?
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, në nenin 180, e konsideron evazion fiskal çdo aktivitet ekonomik të ushtruar pa regjistrim të vlefshëm ligjor dhe pa deklarimin e të ardhurave. Në rastin konkret, ekzistojnë të gjitha elementet e dyshimit se kemi të bëjmë me:
- Ushtrim të aktivitetit ekonomik pa licencë aktive, në kundërshtim me ligjin.
- Mospagesë të taksave dhe tatimeve, për një subjekt që sipas të dhënave në terren, vazhdon të shërbejë klientë.
- Papunësi informale, nëse personat që punojnë aty nuk janë të deklaruar.
Kjo sjellje jo vetëm dëmton buxhetin e shtetit, por krijon konkurrencë të pandershme ndaj bizneseve të tjera që veprojnë sipas ligjit.
Thirrje për hetim institucional
Duke qenë se kemi të bëjmë me një zonë me potencial të lartë turistik dhe me një subjekt që, të paktën në dukje, operon në shkelje të ligjit, ne i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse:
- Ministrisë së Financave
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
- Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
të verifikojnë në terren aktivitetin e “Neomalesore Agrotourism” dhe të ndërmarrin masat e duhura ligjore, nëse konstatohet evazion fiskal, punë e padeklaruar apo fshehje të ardhurash.