Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka bërë me dije se ditën e nesërmë do të dorëzojë në Kuvend draft propozimin për të drejtën e ushtrimit të votës për emigrantët.
Para dorëzimit të draft propozimit do të ketë dhe një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit.
“Në kuadër të aktivitetit të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, që ka në fokus të saj nxitjen e veprimtarive për proceset demokratizuese të vendit, ju lajmërojmë që ditën e nesërme, datë 7 dhjetor 2023, dorëzojmë në Kuvendin e Shqipërisë, draft propozimin tonë (drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë) për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Përpara depozitimit të draft propozimit, do ketë dhe një deklaratë për media, në orën 12:00 , në ambientet përpara Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim