Votoni që të largojmë këtë sistem
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalimit të tij ai ka treguar synimet e programit të tij, ku ka theksuar se cilido kategori do të marrë rreth 200 euro në Shqipëri. Ai tha se gjatë 4 viteve do të ulë çmimin e energjisë në 3.8 lekë si në Kosovë dhe do të japin një frymë ndryshe në arsim dhe shëndetësi.
Më tej Lapaj i bëri apel qytetarëve të votojnë për të larguar këtë sistem dhe mos ta trajtojnë votën si tifozllëk.
“Ne do të ofrojmë 200 euro për cilido kategori në Shqipëri. Ne do të ulim cmimin e energjisë 7.4 lekë në mengjes dhe gjatë natës do jetë 3.8 lekë si në Kosovë.
Në vitin 2026 nuk do të ketë pension nën 200 euro. Çdo pension do te rritet me 125 mijë lekë cdo vitë. Duam të japim frymë ndryshe në arsim dhe shëndetësi. Duhet të ketë rritje rrogash dhe pensionesh, sepse Shqipëria e ka atë mundësi. Reth 500 mijë shqiptarë janë gati me valixhet për tu larguar drejt Evropës. Ato kanë marrë peng Shqipërinë. Këto nuk janë zgjedhje por referendum, prandaj unë ju them se në datën 12 maj një ditë pas zgjedhjeve është ditë historike sepse ose ky vend do të bie në humnerë totalisht ose do të dali shpresa dhe dielli.
Votoni që ta largojmë këtë sistem, dhe mos e trajtoni votën si tifozllëk”. tha ai