Cikli : Punët për Shqipërinë
Irena Beqiraj
Qeveria e Shqipërisë nisi të flasë zyrtarisht për herë të parë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës që në vitin 2017. Pa e fituar ende mandatin e dytë të qeverisjes, në shkurtin e vitit 2017, vetë Kryeministri Edi Rama bëri të ditur publikisht se kishte pasur një drekë pune me Presidentin e Republikës së Turqisë zotin Erdogan, me të cilin diskutuan ndër të tjera “edhe projektin e Aeroportit të Vlorës, edhe një linjë ajrore tërësisht shqiptare si dhe për investime të tjera strategjike”.
Një vit më vonë, po Kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte marrë një propozim për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës nga një konsorcium i tre prej kompanive më të mëdha të Turqisë: Cengiz Holding, Kalyon Holding dhe Kolin Construction.
Pas propozimit të marrë nga “miqtë turq” të cilët sipas Washington Post” merrnin favore me anë kontratave shtetërore nga presidenti turk, për të krijuar rrjete të fuqishme patronazhi., në vitin 2018, Qeveria e Shqipërisë hartoi një projektligj dhe ra dakord t’i jepte konsorciumit një kontratë operative 60-vjeçare . Si të gjitha punët e mira për Shqipërinë , edhe këtu nuk u zhvillua garë edhe siç e do zakoni në të tilla raste Bashkimi Europian reagoi menjëherë. Komisioneri i atëhershëm për zgjerimin, Johannes Hahn, tha se Komisioni Europian do të hetonte çështjen.
Në fund të vitit 2019, Qeveria e Shqipërisë, në mënyrë të papritur, hoqi dorë nga marrëveshja me konsorciumin turk. Nuk dha asnjë shpjegim se përse, por, nën mjegullën e mungesës së transparencës, jo shumë kohë më pas, nisi një procedurë të re për të ndërtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Më 11 janar të vitit 2021, drejtuesi i grupit turk YDA Construction Industry and Trade, Hüseyin Arslan, vjen në Shqipëri. Edhe pse pothuaj i panjohur në vend, ai shpejt tërhoqi vëmendjen kur deklaroi se kompania e tij do të ndërtonte një spital model jo shumë larg nga Vlora.
“-Ne… u urdhëruam nga presidenti ynë, Z. Recep Tayyip Erdoğan, javën e kaluar gjatë vizitës së kryeministrit të nderuar [të Shqipërisë] në Turqi, që duhet ta finalizojmë, ta dorëzojmë spitalin brenda tre muajsh. Kemi vendosur një bast të madh për këtë, ” tha Arslan në një video të postuar në faqen e Facebook-ut të Kryeministrit Edi Rama,
Vetë Kryeministri sa herë publikonte progresin e spitalit në faqen e tij në Facebook, kujdesej që ta prezantonte spitalin si “bamirësi” të mikut të tij, Presidentit Erdogan.
Kur spitali i ri u përurua, me Presidentit Erdogani të pranishëm virtualisht, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se konsorciumi i udhëhequr nga zoti Pacolli, që përfshinte edhe YDA-në turke, kishte fituar tenderin për të ndërtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Por sipas Z.Pacolli YDA kishte ardhur në Shqipëri për dy qëllime; 1) për të ndërtuar spitalin e Fierit edhe
2) për Aeroportin e Vlorës . Deklarata e Pacollit se YDA ishte takuar me Ministren para bërjes së procedurës së tenderit si dhe fakti që ministria ndryshoi kriteret edhe e shtyhu disa herë tenderin deri sa konsorciumi në fjalë përgatiti ofertën, qartëson përfundimisht faktin që fituesi ka qënë i paracaktuar .
Ndërkohë pse YDA-JA që kishte eksperiencë në operimin e Aeroporteve , u bë pjesë e konsorciumit me 40 % sërisht kontrata parashikoi që operimi të jepet me nënkontraktim .
Kjo tregon që është ditur edhe pranuar që në krye të herës që YDA do të largohej edhe nuk do të merrte pjesë në ndërtimin edhe operimin e Aeroportit . Pra YDA ishte futur jo si partner real por si partner fiktiv.
YDA morri një pagesë indirekte 3 milionë Euro, sipas Z. Pacolli kishte kërkuar 5 milionë . E pra YDA u pagua “për dhuratën” e Spitalit të Fierit , pagesë kjo që me ndihmën e qeverisë u maskua si shitje aksionesh .
Sipas deklaratës së Z.Pacolli ka Aeroporti i Vorës do të përfundojë së ndërtuari por nuk do të vendoset në operim .
Kjo për dy arsye , e para Aeroporti i Munihut i cili kishte kishte rënë dakord që ta operonte kur të kishte përfunduar ndërtimi, është tërhequr për shkak të vendimit të këshillit bashkiak të Munihut në përmbushje të kërkesës së ambientalistëve .
Edhe së dyti, konflikti midis dy partnerëve të mbetur të konsorciumit e bën të pamundur arritjen edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje me një operues tjetër .
Ndërsa populli i varfër ju gëzua dhuratës e i këndoi këngë Erdoganit, akrobacia për të paguar “turqit bamirës” dhe për të kontrolluar interesat e një biznesi të garantuar me 138 milionë euro nga buxheti i shtetit na i ka lënë një “nga punën për Shqipërinë” ngrehinë pa operim .
Ky është një shembull tjetër i ngjajshëm Air Albania ku kostot direkte edhe indirekte të punëve pa garë bien mbi publikun .
Ose siç thonë në Vlorë ” dhëntë e dhitë e Zeres nami i Hasan Qeres !







