Flash News

Aksidenti në Bulqizë, viktima bashkëshortja e drejtuesit të automjetit

Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Ura e qytetit”. Sipas policisë,  nga ky aksident ka mbetur e vdekur një shtetase  31 vjeçare e cila udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Në njoftimin e saj, policia thotë se shtetasi E.Z.,  drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’ në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, por ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të saktë  të daljes nga rruga të automjetit”, thotë policia e Dibrës.

Recent Posts

  • Denoncime

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit fiton tenderin e Gardës

Kompania e dështuar në burgun e Peqinit fiton tenderin për komunikimet e Gardës së Republikës…

28 minutes ago
  • Denoncime

Nga punonjës asfalti i Salillarit, fitoi projektin mbi 60MLN euro

Rasti i Ëngjëll Agalliut ngre dyshime për një skemë të re  si " DH Albania”…

40 minutes ago
  • Ekonomi

Bashkia e Tiranës mbledh 147 MLN euro nga taksat e ndërtimit

Kush shkojnë paratë e taksave? Në vitin 2024, Bashkia e Tiranës ka përjetuar një bum…

1 hour ago
  • Flash News

Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, në vijim…

1 hour ago
  • Flash News

Sot nis Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evopës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të…

2 hours ago
  • Bota

Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas…

2 hours ago