Aktorja Ema Andrea, nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”.

Shfaqja e cila është një bashkëprodhim ndërkombëtar me pjesëmarrjen e artistëve nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia, është dhënë në kuadër të festivalit të njohur “Mittelfest” që zhvillohet në Cividale del Friuli, Itali.

Shfaqja “Negotiating Peace” është frymëzuar nga librat “To End a War” i Richard Holbrooke dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë.

Ajo trajton temat e paqes, negociatave ndërkombëtare dhe pasojave të luftës përmes një rrëfimi të fuqishëm teatror, është dhënë në disa skena evropiane, përfshirë Prishtinën, Shkupin, Leipzigun, Pragën dhe Oslon, duke përçuar një mesazh të fortë universal për paqen dhe humanizmin.

 

Publikuar nga Publik Media