Alma Cani largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare

Pas 14 muajsh qëndrimi në detyrë, Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije për Panorama Online se në vend të saj do të emërohet mjekia pediatre, Donjeta Bali.

Prezantimi zyrtar i drejtoreshës së re do të bëhet ditën e nesërme, në ambientet e QSUT-së, në prani të përfaqësuesve të ministrisë dhe stafit drejtues të institucionit.

Donjeta Bali vjen në këtë detyrë me një profil profesional në fushën e pediatrisë dhe pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme spitalore në vend.

Ndërkohë burime për Panorama Online thonë se Alma Cani do kthehet sërish te spitali Shefqet Ndroqi, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni.

Publikuar nga Publik Media