Altin Morinës i komunikohet në burg masa tjetër e sigurisë pas operacionit “Ura”

TIRANË- Një operacion policor i koduar “Ura” po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të këtij operacioni është caktuar masë sigurie edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me Ekil Ndrejakun.

Morina ndodhet aktualisht në burg pasi u arrestua në kuadër të operacionit “Revanshi”më 3 prill. Sipas dosjes Revanshi, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Publikuar nga Publik Media