Analisti Bejtja del në mbështetje të kryeministrit Rama për skandalin mjekëve të Onkolologjikut

Pas shpërthimit të skandalit te Onkologjiku, ku bëhej biznes me të sëmurët me kancer, ka reaguar edhe analisti i njohur, Andi Bejtja, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook i drejtohet kryeministrit Rama duke i thënë se, “Jam me ty Edi Rama”.

Bejtja reagimin e ka shoqëruar më një lajm të para disa viteve, ku kryeministri Edi Rama flet për problemin e korrupsionit në vend dhe thotë se problemi qëndron te sistemi jo njerëzit e për këtë ai jep një shembull: 

“Te korrupsioni çështja është pak më e komplikuar se lufta kundër korrupsionit është shtet ndërtim qoftë në aspektin e drejtësisë .

Gjermanët nuk janë më të ndershëm se shqiptarët nga geni, por se nëse nëpunësi atje nuk kërkon lekë është se nuk e lë sistemi,.se nëse do çonim 30 shqiptarë që këtu marrin rryshfet s’do u shkonte në mend të merrnin lekë atje se nuk i lë sistemi, nëse do merrnim 30 gjermanë e t’i sillnim këtu herët a vonë do korruptohen,është sistemi që i korrupton njerëzit.”, – thoshte Rama para disa viteve.

Duke risjellë në vëmendje të publikut këtë deklaratë, Bejtja thotë se, ‘Jama me ty Edi Rama’, pra, duke nënkuptuar se problemi qëndron tek sistemi dhe jo te individi, ashtu siç edhe vetë Rama e ka pas identifikuar, por që sot, përpiqet që fajin ta kalojë të individi për ta larguar nga sistemi që ka ngritur qeverisja e tij. Dhe sipas llogjikës së re të Ramës, Bejtja ironizon se kështu do na dalin që edhe pastrueset në spitale kanë ngrënë ” dardha pas shpine”…..

Postimi i plotë i Bejtes:

JAM ME TY EDI RAMA

Kryeministri Rama nganjëherë ka plotësisht të drejtë…Jam jo vetëm dakord, po i lumtur me konstatimin e Kryeministrit disa vite më parë.

Nuk është thjeshtë konstatim, po vizion prej lideri të vërtetë.

Shpresoj që dhe ata që po diskutojnë sot në Parlament dhe çdo gazetar, komentues i thjeshtë në rrjetet sociale që flet për skandalin e Onkologjik ta ketë parasysh këtë konstatim brilant, ndryshe do dalë që edhe pastrueset në spitale kanë ngrënë ” dardha pas shpine”…..

Publikuar nga Publik Media