Kjo ështé pasuria e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi
Deklarimi është për vitin 2022, viti më i fundit kur kanë bërë deklarime zyrtarët dhe Ibrahimi është në atë kohë në krye të KLP-së.
Ai ka deklaruar të ardhura shumë të majme nga qeratë. Ibrahimi jep 3 objekte me qera dhe ka arkëtuar në vit në total afro 25 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar pakësim të një depozite bankare me 90 mijë euro.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar pagën, teksa bën me dije se punon në ambasadën e SHBA. Po ashtu deklarim pasuror ka bërë dhe djali i Ibrahimit.
Deklarimi pasuror në ILDKP, viti 2022
Gent Ibrahimi
Gjendje cash, -5,000.00 EUR
Llogari bankare, -40,522.00 ALL
Llogari bankare, +4,258.00 EUR
Llogari bankare, -370,896.00 ALL
Logari bnakare në paund
Depozitë bankare, pakësuar, -90,000.00 EUR
Të ardhura të tjera, 1,098,722.00 ALL
Honorare Shkolla e Magjistratures, 117,000.00 ALL
Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme, 245,796.00 ALL
Të ardhura nga qeraja, 8,400.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 8,129.00 EUR
Të ardhura nga qeraja, 8,400,000.00 ALL
Të ardhura nga paga, Këshilli i Larte i Prokurorisë, 1,055,366.00 ALL
Bashkëshortja
Llogari bankare, 4,258.00 EUR
Llogari bankare, -370,896.00 ALL
Depozitë bankare, pakësuar – -90,000.00 EUR
Të ardhura të tjera, 271,242.00 ALL
Të ardhura nga paga, Ambasada e USA, 2,551,854.00 ALL
Djali
Llogari bankare, 6,323.00 EUR
Llogari bankare, -12.00 USD
Llogari bankare, 1,991.00 EUR
Të ardhura nga paga, Ernst & Young Nederland, 8,325.00 EUR
Të ardhura nga paga, DELOITTE LEGAL SHPK, 320,000.00 ALL
Sqarim, babai i Gent Ibrahimit ka qenë zyrtar i lartë i komunizmit. Prej vitit 1976 deri në vitin 1983 Nesip Ibrahimi ka qene sekretar i parë i Komitetit të partisë Tiranë.
Demokracia babain e Genti Ibrahimit e gjeti 60 vjeç. Ky sqarim mund të mos ish i nevojshëm për analizën e pasurisë së Gentit, nëse ajo pasuri do ishte deklaruar rezultat i punës së Gentit dhe bashkëshortes së tij.
Por del e domosdoshme për shkak se gjithë pasurinë e tij, Ibrahimi e ka nga prindërit. Trashëgimtari i dy prindërve ish zyrtarë të lartë të komunizmit që do kish qenë e vështirë të përfytyrohej që pas vitit 1992, paskan dalë pronarë të gjysmës së Vlorës me prona deri në Korçë.
Sipas listës së trashëgimisë së Gentit:
– ose çifti komunist Ibrahimi paskan qenë oligarkë të infiltruar në rradhët e Partisë së punës,
– ose komunistët e nivelit të lartë kishin rezerva Cash për të blerë prona të privatizuara pas ’90;
– ose larg qoftë pronat janë të Gentit të regjistruara në emër të prindërve.
Nëse pronat qenkan kthyer tek ish pronarja bashkeshorte e Nesipit, atehere ajo qenka ish pronarja më me fat e k9munizmit dhe e post komunizmit.
Sa ish pronar arritën të bëhen sekretarë të parë të rretheve?
Të pakët janë ata ish-pronarë që kanë arritur të marrin edhe gjysmën e kësaj që paska marrë gruaja e Nesip Ibrahimit.
Vetëm një pjesë e vlerës prej 237.000 euro të njërës prej vilave (në të cilat ka banuar gjithmonë vetëm Genti me familjen e tij), është blerë me kursime të Gentit dhe bashkëshortes. Gjithçka tjetër buron nga pasuria e tradhëguar nga Prindërit e Gentit.
Ibrahimi nuk sqaron se si u fitua nga prindërit pasuria që ju përcoll me trashëgim atij.
Viti ’92 i gjeti të gjithë njësoj. Pa prona dhe pa asnjë pasuri.
Mamaja e Gentit që i ka trashëguar Gentit gjysmën e Vlorës i ka pasur prona të marra nga regjimi komunist dhe ju kthyen pas vitit 1992?
Çfarë pune ka bërë Nesip Ibrahimi dhe e shoqja që i kanë siguruar trashëgimtarëve gati 2.200.000 euro pasuri?
Djali i madh i Gentit ka studiuar në Hollandë por edhe atija me siguri studimet ja kanë financuar gjyshërit.
Lexoni qe të kuptoni si tallet Genti Ibrahimi me inteligjencën e gjithë shqiptarëve.
Më poshtë lista e përmbledhur e pasurive të deklaruara nga Ibrahimi:
– 2 vila secila nga 238 m2 për një total prej 474 m2.
Vlera e vilave, secila nga 237.500 euro. Totali 475.000 euro. Siç shihet Genti Ibrahimi dhe mamaja e Gentit i porosit dhe i ble vilat me 1.000 euro m2. Se sa ka qenë çmimi i vilave është lehtësisht e verifikueshme. Vitet e blerjeve referohen 2010 dhe 2020.Vetem për njërën nga vilat Ibrahimi deklaron se e ka blerë pjesërisht kursime të vetat. Diferencën ja kanë paguar prindërit.
-Ibrahimi në 2019 ka blerë makinë në vlerën rreth 45.000 euro.
Makina GLK e blerë në 2014, nuk vkerësohet. Por ky nuk është problem pasi s’ka njeri që nuk e kupton se sa kushton.
– Ibrahimi ka lidhur kontrata për ndërtim objektesh në Vlorë, nga e cila pret të përfitojë sipërfaqen prej 185 m2 që e vlerëson 150.000 euro.
– Nga dhënia me qira e objekteve dhe nga puna deklaron 1.603.548 lekë të ardhura vjetore, në llogari rrjedhëse.
-Gjendja në Cash është pothuajse sa të ardhurat vjetore që deklaron në llogari rrjedhëse. Ibrahimi ka në xhep 10 mijë euro.
– Paga si kryetar i KLP, është 2 842 937 lekë. Gjysmën e pagës. Dmth gati gjysmën e pagës, Ibrahimi e mban lekë xhepi Cash.
– Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë.
Më pas vjen lista e gjatë e pasurive që Ibrahimi i ka nga prindërit trashëgimtarë të mëdhenj pronash në Vlorë dhe Tiranë.
– Ibrahimi gëzon një Apartament 128 m2 në Tiranë, blerë në 2002, me burim shitje e një apartamenti trashëgimi nga prindërit, pjesa 50 %. Kushedi sa i madh dhe i çmuar ka qenë apartamenti i vjetër i trashëguar nga prindërit, që nga shitja Ibrahimi ka arritur të blerë gati 130 m2 një të ri.
Më poshtë janë lista e pronave të Vlorës të trashëguara nga nëna në vitin 2019:
1- Apartament 111 m2
48.355 euro
2- Truall 27 936 m2
200 000 euro
3- Truall 5 793 m2
45 000
Magazina:
4- 997 m2 / 7 735 944 lekë
5- 998 m2 / 7 735 944 lekë
6- 989 m2 / 10 040 045 lekë
7- 649 m2 / 5 367 593 lekë
8+ 1011 m2 / 9 650 000 lekë
9- 328 m2 / 3 900 000 lekë
10- Garazhde 144 m2
1 872 921 lekë
11- Ndërtesë dy kate (zyrë), 117 m2
9 257 000 lekë
12- Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës) në Vlorë, 101 m2,
1 316 247 lekë
13- Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës)
101 m2, 1.150.578 lekë
14- Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës)
99 m2,
1 477 852 lekë
15- Ndërtesë 1 kat (ambient ndihmës)
66 m2,
858 422 lekë,
16- Ndërtesë 1 kat (kabinë roje)
9 m2,
157 702 lekë.
17- Sipërfaqe Trualli në Vlorë që ja ka lënë trashëgim mamaja në 2919:
18- Truall 3 895 m2
32 238 500 lekë
19- Truall 3 300 m2,
27 390 000 lekë.
20- Truall 428 m2
3 552 400 lekë
21- Truall 33 m2
22- Truall 556 m2
5 560 000 lekë.
23- Mamaja e Gentit paska pasur truall edhe në Korçë dhe ja ka trashëguar djalit në 2019.
– Truall 4050 m2 4 000 000 lekë, por ketu pjesa takuese esht 4/24.
Të ardhurat familjare të Genti Ibrahimit nga paga e bashkëshortes janë 2 068 926 lekë në vit, pra rreth 135.000 lekë në muaj. Të ardhura nga qiraja e pronave të bashkëshortes janë 3 875 000 lekë. Të ardhura të tjera nga dieta dhe interesa të bashkëshortes, 480 068 lekë.
Djali Tedi Ibrahimi, makinë ‘Peugeot’ blerë në 2015. Disponon Llogari rrjedhëse, e cila në ditën kur është bërë deklarimi i pasurisë ka qenë 12 861 euro. Dhe gjyshërit për studime, i kanë dhuruar edhe këtij 15 400 euro.