Trafik droge Ballkan-Evropa Veriore-Itali
Një mega operacion është ekzekutuar në mëngjesin e sotëm mes Italisë e Shqipërisë drejtuar nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Interpol.
Megaoperacioni ka cuar në shkatërrimi e një mega trafiku heroine e kokaine mes Ballkanit, Europës Veriore e Puglias (Itali).
Operacioni i koduar “Ura” ka cuar në shkatërrim e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre.
Trafiku ndërkombëtar i kokainës e heroinës menaxhohej nga organizata kriminale shqiptare.
Në këtë operación morën pjesë dhe SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koodrinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qëndrore të Antiamafias së Romës.
Operacioni “Ura” ka cuar në vënin në masë ndalimi të 52 personave mes Shqipërisë e Italisë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, riciklimit e abuzimit me detyrën, si dhe është elkzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri.
Më ora 10.30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e këtij operacioni do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.