Lidhje edhe me ndërtimet në Shqipëri
Nga Alba Kepi/
Antimafia Italiane informon sot se ka ekzekutuar konfiskimin përfundimtar të të mirave materiale e financiare me vlerë 4.8 milionë euro ndaj 6 personave të dënuar në kuadër të operacionit të koduar “Profilo basso”, aktiviteti kriminal i të cilit vepronte dhe në Shqipëri.
Urdhri i konfiskimit ka ardhur pas vendimit në shkurt të Gjykatës së Apelit të Kaatanzaros ndaj 6 personave të deklaruar fajtor dhe me vendim të parevokueshëm e të akuzuar për bashkëpunim kriminal, lëshim faturash e transaksione financiare të paqena, transferim mashtrues pasurie e autoriciklim. E të gjitha këto vepra penale nën rëndesën e aktivitetit të tyre mafioz.
6 personave të përfshirë në hetimet e operacionit “Profilo basso”, u janë konfiskuar pasuri të patundshme, raporte financiare e llogari bankare m vlerë 4.8 milionë euro.
Gjykata e Apelit ka konfirmuar akuzat e antimafias se 6 personat kanë ndihmuar klanet e mafias kalabreze Ndrangheta të San Leonardo di Kutro në Krotone e Roccabernarda në Krotone për të krijuar një rrjet kompanish fantazmë që lëshonin fatura flase për llogari të kompanive të treta si dhe për të shmangur tatimet e për të fituar nga Thesari i shtetit rimbursime për kredi fiskale që në realitet nuk ekzistonin.
Operacioni “Profilo Basso” (Profil i ulët- emërtim i dalë nga përgjimet e ku klanet mafioze rekomandonin anëtarët e tyre të mbanin një profil të ulët jetese pa rënë në sy nga komuniteti e forcat e rendit), i Antimafias Italiane ekzekutuar më janar të 2021 zbardhi aferat korruptive në nivel të lartë në Shqipëri e investimet e mafias kalabreze Ndrangheta ne ndërtimet e tenderimet në Bashkinë Tiranë, e në sektorin e shëndetësisë e sipërmsrrjes.
Operacioni i Antimafias italiane zbardhi se si Antonio Gallo, me nofkën Princi. investonte paratë e mafias kalabreze në Shqipëri.
“Profilo basso”, çoi nën masa ndalimi e nën hetime të një numri të madh personash , eksponentë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura” e “Aracri” me veprim në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, “San Leonardo di Kutro” në Krotone e “Roccabernarda” në Krotone e sipërmarrës, politikanë, profesionistë e funksionarë publikë.
Aktiviteti kriminal i tyre kishte investuar në Shqipëri përmes lidhjeve korruptive me politikanë e funksionarë shtetit. Në dosjen ekskluzive voluminoze të siguruar nga gazetarja Alba Kepi, dokumentohet takimet mes një funksionari të Guardia di Finanza Italiana (aktualisht në pension) dhe Kreut të Policisë Shqiptare, një zëvendësministri shqiptar e funksionarë të lartë për të investuar në Shqipëri me sipërmarrës të lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta.
Dokumentohet gjithashtu afera për ngritjen e një kulle shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku duhej paguar 20% e shumës për të marrë tenderin.
Princi i Ndranghetas Antonio Gallo, kompania e të cilit vazhdon të jetë operative në Shqipëri ka marrë dënimin 30 vite burg, ushtaraku i Guardia di Financa Ercole Alessandro është dënuar me 10 vite burg nga 7 vite që kërkoi shkalla e parë e gjykimit e Glenda Giglio kryetarja e Dhomës së sipërmarrësve të rinj është dënuar me 7 vite burg ndërkohë që Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e saj
Vendimet e Gjykatës së Apelit kanë çuar në 3 shekuj burg për 40 personat nën akuzë mes të cilëve dhe shqiptarë;
Henrik Baci (48 vjec) Niku shqiptar: 7 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite ).
Elena Banu (53 vjec ) shtetase rumune rezidente në Sellia Mariname 3 vite e 4 muaj ( Gjykata e shkallës së parë kërkoI pp 3 vite r 4 muaj)
Antonio Santo Bagnato (57 vjec): Gjykata e Apelit kërkoi 6 vite e 6 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 6 vite e 6 muaj).
Saverio Brutto (35 vjec) 6 vite Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.
Tommaso Brutto (61 vjec): 8 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.)
Maria Rosaria Caliò (55 vjec) 3 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 3 vite e 8 muaj).
Eliodoro Carduccelli (46 vjec)12 vite (8 anni).
Ilenia Cerenzia (26 vjec) me 6 vite e Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 5 muaj).
Nicola Cirillo (57 vjec): 2 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 cite e 8 muaj).
Ercole D’Alessandro (67 vjec); 10 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 vite e 8 muaj).
Vincenzo De Luca (45 vjec): 3 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Antonella Drosi (68 vjec). 2 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite).
Santo Faldella (40 vjec): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 10 muaj).
Antonello Formica (61 vjec) 6 muzj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 muaj)
Antonio Gallo (44), vendlindja Sellia Marina: 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 30 vite).
Francesco Gallo (70 vjec): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).
Glenda Giglio (43 vjec): 7 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Umberto Gigliotta (41 vjev) 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 30 vite).
Odeta Hasaj (57 vjec shqiptare): 4 vite e 2 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).
Giuseppe Lamanna (38 vjec) 2 vite, (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite)
Andrea Leone (56 vjec) 20 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 18 vite burg)
Francesco Lerose (53 vjec) 9 vite. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 8 muaj.
Ieso Marinaro (60 vjec) 7 vite e 6 musj. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 7 vite e 2 muaj.
Giovanni Mazzei (66 vjec) 6 vite e 4 muaj. Gjykata e shkallës së parë ka kërkuar 3 vite.
Antonio Melino (56 vjec 4 vitr (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).
Giuseppe Liberato Paciullo (70 vjec) : 4 vjet e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Daniela Paonessa (48 vjec) 7 vite e 6 muaj. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 7 vite.
Raffaele Posca (43 vjec) 2 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite.
Andrea Rosa (31 vjec) 4 vite e 2 muaj. Po aq kishte marrë dhe në gjykimin në dhkallë të parë.
Umberto Rotundo (26 vjec) anni e 2 vite e 2 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Rolando Russo (40 vjec) 3 vite e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Giovanni Servidio (36 vjec) 3 vite. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Maurizio Silipo (65 vjec) 3 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Maria Teresa Sinopoli (47 vjec) 7 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.
Rosa Talarico (36 vjec) 6 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 4 vite e 6 muaj
Matteo Tarantino (34 vjec) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 3 vite.
Luca Torcia (33 vjec) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite e 7 muaj.
Rosa Torcia (56 vjec) 3 vite, Gjykata e shkallës së parë kushte kërkuar 3 vite e 9 muaj.
Alberto Zavatta (39 vjec) 1 vite e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë
Claudio Zavatta 67 vjec; 1 vit e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë.
Hetimet
Dosja hetimore mbi 1000 faqe dokumenton mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike, 1800 llogari bankare në vëzhgim e 388 mijë operacione financiare.
Në dokumentet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Alba Kepi, zbardhet se një nëntenent i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri. Ish punonjës i Guardia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.
Në rrjedhën kronologjike të dokumentacionit të Antimafias zbardhet takimi që financieri Ercole d’Alessandor kishte zhvilluar me Kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, me një zëvendësministër, me një nënsekretar shteti për investimet që kërkonte të kryente në Shqipëri një sipërmarrës kalabrez.
Dosja hetimore zbardh dhe rolin e shqiptares Odeta Hasaj e cila në bashkëpunim me financierin Ercole Alessandor përcillnin informacion mbi operacione policor e hetime ndaj shtetasve shqiptarë e italianë.
Megaoperacioni “Basso profilo” coi në sekuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 45 banesave, 29 automjeteve luksoze, mes të cilave 2 Porsche, 77 llogari bankare, 2 karta krediti, 1 shufër floriri, 1 mjet lundrues, 1 orë roleks.
Afera korruptive kapërcente mbi 250 milionë euro.
I
Përgjimet e Antimafias
Biseda mes sipërmarrësve Antonio Gallo, Antionio Speziali sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, avokatit Claudio Larussa e politikanëve babë e bir Tomaso e Saverio Brutto. Në bisedë aludohen lidhjet me një person mjaft pranë kryeministrit shqiptar e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.
Në shënimin e antimafias italiane i shkruar në dosjen hetimore në kokën e faqes numër 618 (sipër) shkruhet
“Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet. Bashkëbiseduesit arsyetojnë mbi investimet e mundshme në Shqipëri.
Brutto; dhe ai mund të na arrij ndonjë lidhje në Shqipëri, ti mos u tall se ti (duke iu referuar Antonio Speziali…. ndonjë ministër o ndonjë tjetër ti nuk të mungojnë ty..
Speziali; Internacional e?… po si është Shqipëria… unë e njohë këtë vend por…
Gallo;… është në zhvillim ku vend…
Speziali; …shqiptarët të vjedhin dhe syzet në kokë…
Gallo;… nuk është më kështu… është mentaliteti sepse e dinë se në duam t’ja hedhim atyre, pra është ndryshe e kundërta, ne nuk shihemi mirë ajte… sidoqoftë është një realitet i bukur.. po zhvillohet është tipi Italia e viteve ’60… duhet të bëjnë hekurudha…duhet të bëjnë një sërë gjërash…
Speziali;… thonë se duan të bëjnë… duhet të shkoja këtë të diele me Claudion por më tha se nuk mundet këtë të diele e do të shkojmë pas 15 ditësh..
Gallo; e kanali është ky NIKU?
Spezaili: Kush?
Gallo; kam një kanal të mirë unë atje e duan të bëjnë një konsorcium
Speziali: ai kanal sipërmarrje që ka dhe..
Gallo; kam shumë… më i forit është Presidenti i grupit Fumagalli atje… e Sol e oksigjenit…njeh të gjithë spitalet…
Speziali; Po
Gallo; Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri
Speziali; Dhe në spitale mund të punohet…
Gallo.. nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri .. të gjithë spitalet… është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashksië së Tiranës… është një njeri i rëndësishëm..
Speziali; ka shkuar Claudio (Larussa) atje me Kryetarin e Bashksië së Tiranës..
Gallo; po ka shkuar…
Brutto; si një muaj… një muaj
Speziali; më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti coj… nëse i marrim e t’i coj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur..
Gallo: pak ditë më parë isha me këtë Nik përmes një miku prej këtu…. më beso është një mik i afërt
Speziali ; djali i Ercole (i referohet financierit Ercole D’Alessandro)
Galli; JO
Spezziali;…më kanë thënë për djalin e Ercoles…degjo e di gjithë bota si shkon…
. …
Gallo- kam njohur këtë Nik kam folur me të…
Speziali.. është i zgjuar?
Gallo është i zgjuar… por herë herë kanë shumë llafe atej… e është mirë që ne të jemi shumë më konkret… nuk ka presin ne atje..
Speziali;…. jam i bindur për këtë..
Gallo; atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik që më ka thënë se tipi që mori tre licnesa për të ndërtuar në Tiranë… ka tre licensa në duar e për 180 miliona që duan për të bërë ka 10 milionë
Gallo; kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës…
Speziali: apartamentet…
Gallo; apartamentet… ky ka në duar tre licensa gratacelash… ky ndërtues..
Speziali, 4000 euro jo… 2700-2800 euro
Brutto; për atë perëndi….në qendër të Tiranës?
Gallo; Në gratacelat e reja shiten 3800-4000euro për metër.. e kosto e di sa është kosto e vertetë? 510 euro…+
SPEZIALI: por nëse e bën diçka luksoze..
Brutto; e a mund të flasim me këtë Nik?
Gallo; nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata i referohet Nik)
Speziali: Në Shqipëri… pallati i kulturës në shesh, i bukur…
Gallo: eh atje ka shumë barez (nga Bari) ta dish… unë besoj se për këto ndërtimet e mëdha nuk presin italianët
Përgjimi i datës 28 tetor 2017 ora 9. 08minuta e 27 sec. kohëzgjatja 1 minutë.
Sipërmarrësi Antonio Gallo në shoqëri me politikanët kalabrezë Tomaso e Saverio Brutto.
Antonio Gallo duke iu referuar Luciano D’Alessandro thotë;
Gallo; kam cuan Lucianon atje… tek ai i SOl (duke i referuar punëmbaruesit NIK e takimi dokumentuar nga antimafia)
Burri (i pranishëm në bisedë) po
Gallo; i thashë urdhëro Presidentin, Kryeministrin, … i thashë qartë… ishte i pranisëhm Luciano.. më jep tenderat ENI e ju merrni 20%-ishin..
Gallo: në janar dhe spitalet …ok?
Biseda tjetër në përgjimet e antimafias italiane..
Datë 28 tetor 2017 ora 9.27 minuta.. kohëzgjatja 4 minuta
Katër sipërmarrësit italianë, Antonio Gallo, Antonio Speziali, Tomasso Brutto, Saverio Brutto ndodhen në një lokal publik….
Biseda lidhet me investimet në Shqipëri.
Brutto Saverio; atje të japin koncesion për 10 vite e të lejnë të nxjerrësh cfarë mundesh nga rëra… e lumit?
Brutto Saverio… të japin licensën 10 vite e mund të nxjerrësh çfarë të duash..
Speziali: duhet të shkoj atje… të shoh vendin se impanti i ndërtimit është një gjë serioze.
Gallo; atje punojnë natën nuk punojnë ditën..
natën punojnë në rrugët urbane e ditën në rrugët e reja … por atje duhet ndërtuar rrjeti i kanaleve të zeza, rrjeti i hekurudhave, metroja… gjithçka..
Brutto Saverio; gjithçka..
Speziali; është një protektorat amerikan Shqipëria sot?.
Gallo; ka aq shumë punë atje
Speziali; Ka dalë nga influenca ruse…
Gallo; ka aq shumë punë për të bërë, por duhet të kesh lidhje… duhet të shkosh të bësh një xhiro atje e të shohësh vetë…
Përgjim i datës 29 / 11 /2017 ore 18.13 kohëzgjatja 5 minuta e 8 sekonda.
Biseda zhvillohet në Romë në zyrën e avokatit Claudio Larussa.
Biseda mes Avokatit Claudio Larussa e sipërmarrësit Antonio Gallo pika referimit e mafias kalabreze Ndrangheta për investimet në Shqipëri në lidhje e afera me shumë ndrina kalabreze.
Claudio Larussa e Antonio Gallo bisedojnë për investimet në Shqipëri:
Gallo; nuk kanë fonde për t’i bërë…. kërkojnë fonde… apo dikë që të bashkëpunojë me to… me tha NIK (shqiptar i paidentifikuar mirë)
Larussa; e kjo është një gjë që na përket ne..
Gallo: e prandaj të thashë që përmes Nik është një gjë e thjeshtë ( është si një shëtitje)..
Larusso; e njeh ai Lucianon? (i referohet Alessandro Luciano sipërmarrës italian në ortakëri biznesi në Shqipëri me Antonio Gallo; BRUTTO Saverio, D’ALESSANDRO Luciano, Henrik BACI.
Gallo: Po ja kam prezantuar..
Larussa; s?më ka thënë asgjë, asnjë m… s’më ka thënë…
Gallo; se nuk do të të coj jo…
Larussa; e nuk do të më coj jo se nëse bëhet asgjë, nuk fiton asgjë askush… është e thjeshtë…. e njëjta histori gjithmonë,,, të gjithë duan të fitojnë por duhet bërë se…
Gallo; qartë… këtu është ky… pra mund të bëjmë… mund të bëjmë këtë tender… më vë në kontakt… këta duan kaq tot… hyjnë brenda me ne (aferë)… qartë… në ortakëri..
Gallo;… thotë se ka kuptuar nga Nik se gratacelat në qendër të Tiranës vlejnë 700-750 euro për metër e shiten 4000-5000 metra.
Gallo- Nik më tha se janë këta… vjen një shqiptar….vjen në janar e ta prezantoj…. që të bën … të qepin një tenderin më tha… natyrisht duhet t’i japësh 20% të tij… e mirupafshim e faleminderit… edhe kontakte me spitalin e të tjera… prandaj duhet të shkojmë ta takojmë në janar
Larussa.. e po, ta takojmë…
Ndërkohë flasin për sipërmarrësin Luciano D’Alessandro i cili ka nisur disa aktivitete sipërmarrëse në Shqipëri përmes disa të njohurve të tij shqiptarë.
Gallo. unë kam këtë karakter…. problemi i tyre nëse u bëjnë,.. por nëse kanë probleme të përgjigjen vetë, unë merrem vetëm me të miat për të tjerët nuk përgjigjem… unë me NIK është një person i besueshëm… atë ditë që shkuam më shpjegoj shumë mekanizma si funksionon…. është një kompani konsulence në Itali për të ulur kosto e më shpjegoj një sërë gjërash të vlefshme për të gjithë…
Larussa ; natyrisht por sipas meje duhet ta shohim bashkë këtë gjë… se ndoshta nuk hapet menjëherë.
Gallo: eh në janar ai vjen…o vjen ai në Romë o shkojmë bashkë në Shqipëri..
Larussoa; do ishte gjëja më e mirë… të shkojmë bashkë sepse unë kam fondin për të investuar në këtë gjë… për IMOBILIAREN kam fondin anglez, është amerikan në fakt me seli në Londër… quhert Fortess… ( Fortess Investment GROUP LLC) është e hebrejve ata i bëjnë këto aktivitete..
Gallo;… këta dreq hebrenjsh
Larussa; …eh po duan dhe siguri këta… jo vetëm garanci… duan konkretësi në gjërat që i themi..
Gallo;.. atje dikush është… ka shumë rrugë për të kryer… e le të ecim para….”