Arbi Mazniku tradhton Erion Veliajn?!

Gazetarja  zbulon prapaskenat: “Ka folur me urrejtje për të…”

Tensionet e brendshme brenda rrethit të ngushtë të Erion Veliajt po zbardhen gjithnjë e më shumë, teksa përgjimet e SPAK nxjerrin në dritë një krisje të fortë mes tij dhe bashkëpunëtorit të tij të dikurshëm, Arbjan Mazniku.

Gazetarja  Lala, e ftuar në emisionin  në MCN TV, hodhi dritë mbi disa nga bisedat e përgjuara nga SPAK në qelinë ku ndodhet Veliaj. Sipas saj, një nga figurat që kryebashkiaku i suspenduar përmend me gjuhë të ashpër e urrejtje, është pikërisht Arbi Mazniku.

“Veliaj ka një gjuhë mjaft të papërshtatshme ndaj Maznikut. Duket qartë se mes tyre ka ndodhur një ndarje e thellë, një krisje që nuk kthehet më pas. Nga mënyra si e sulmon, duket se ndjen se është tradhtuar”, deklaroi Lala.

Sipas saj, Veliaj kishte pritshmëri që Mazniku do të bënte gjithçka për ta mbrojtur dhe ndihmuar në momentin më të vështirë, por kjo nuk ka ndodhur. Për më tepër, përgjimet sugjerojnë se Mazniku mund të jetë sjellë ndryshe në prapaskenë, duke e lënë Veliajn të përballet i vetëm me pasojat ligjore dhe politike.

Lala nënvizoi se strategjia e ndjekur nga Veliaj ka qenë e gabuar: “Ai mund të kishte ndjekur një rrugë proceduriale, por u fut në kurthin e të vetëve. Ka shumë të larguar nga Bashkia, me dorëheqje dhe shkarkime, dhe askush nuk flet. Kjo tregon për një përplasje të brendshme që ka dalë jashtë kontrollit.”

Gazetarja përmendi edhe figura të tjera pranë Veliajt, si Klotilda Bushka dhe Fatmir Xhafaj, të cilët gjithashtu duket se janë larguar nga mbështetja aktive. “Bushka nuk është më pranë tij, ndërsa Xhafaj është në betejë për të mbetur në Parlament”, shtoi ajo.

Nëse Veliaj do të kishte zgjedhur një tjetër qasje, ndoshta do të kishte pasur mundësi të dëmtonte edhe vetë Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Por tërheqja e tij tregon se nuk është më në pozitat për të nisur një betejë të madhe politike.

Kjo situatë ka sjellë në sipërfaqe një realitet të errët për Veliajn – ai nuk është vetëm në telashe me drejtësinë, por edhe i braktisur nga ata që dikur i konsideronte “të vetët”.

Publikuar nga Publik Media