Arrestimi i Astrit Avdylajt, Karamuço: Do të hedhë dritë për zhdukjen e Vis Martinajt, ishte kontakti i tij i fundit

Teksa ka komentuar arrestimin e Astrit Avdylaj, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se ai duhet t’i japë përgjigje pyetjes për zhdukjen e Ervis Martinaj pasi ka qenë personi i fundit që është takuar me të.

Gjithashtu eksperti Karamuço ndau edhe një tjetër detaj në “360 Gradë”. Ai tregoi se në Shijak para ca kohësh është bërë një festë nga këto grupe për gradën e një polici të lartë, ndërsa shtoi se AMP po heton këtë çështje.

Ervin Karamuço: Edhe nëse policia ka pasur një informacion nga një grup rival sepse ka edhe njerëz informativ policia dhe nuk t’i thotë. Unë di që është një aparaturë që kryqëzohen me të dhëna të tjera, por nuk thuhen. Ky personi që është arrestuar duhet t’i japë përgjigje pyetjes që ka lidhje me Ervis Martinajn sepse është personi i fundit që është takuar. Madje janë ushtruar kontrolle në këtë zonë vetëm për këtë shkak.

Përpara ca kohësh aty në atë zonë është bërë një festë dhe është festuar grada e një polici të lartë. Pra i kanë bërë një darkë dhe ky ka festuar për gradën e vet. AMP po heton se kush është. Kush është ky person që grupet kriminale kanë festuar? Pra dyshohet se kanë organizuar një darkë.

Publikuar nga Publik Media