Arrestohet autori i disa ngjarjeve kriminale, në Paskuqan!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një 37-vjeçar autor i dy sulmeve me armë zjarri, është arrestuar në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me një motomjet pa targa dhe i pajisur me armë zjarri, lëndë eksplozive dhe lëndë djegëse. Shtetasi me inicialet Perikli Doçi u ndalua në afërsi të liqenit të Paskuqanit, ndërsa në momentin e kapjes kishte vendosur edhe një maskë silikoni.

Nga verifikimet, ai dyshohet të jetë autor i dy ngjarjeve të mëparshme në të njëjtën zonë, ku ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese dhe ka vendosur lëndë plasëse në një tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Perikli Doçi është një person i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese e më pas automjetin e përdorur në krim, e ka djegur në urën e Tapizës. Po në të njëjtin muaj, ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e një personi ku ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Publikuar nga Publik Media