Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane për drejtim automjeti në gjendje të dehur

Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

27-vjecari ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përplasur automjete të tjera në anë të rrugës. Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. 27-vjecari Martin Mane pritet të dalë përpara gjykatës për masë sigurie.

Policia e Tiranës ka konfirmuar lajmin.

Djali i një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, Samir Mane është vënë në pranga nga policia.

Martin Mane, 28 vjeç ka qenë duke udhëtuar në rrugën George W.Bush në kryeqytet dhe ka humbur kontrollin e automjetit. Makina e drejtuar prej tij ka përplasur edhe 2 automjete të parkuara në anë të rrugës. Pas aksidentit ai është larguar nga vendi i aksidentit.

Ai është ndaluar nga policia disa metra më tej, por është përplasur fizikisht me efektivët. Atij i është bërë testi i alkoolit nga i cili ka rezuluar i dehur.

Njoftimi i Policisë

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

Martin Mane 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur;

Publikuar nga Publik Media