Kryetari i bashkisë së Nice në Francë, Christian Estrosi dhe bashkëshortja e tij Laura Tenoudji-Estrosi, si dhe presidentja e France Televizion, Delphine Ernotte Cunci, janë vënë në arrest policor në Marseille në kuadër të një hetimi për organizimin dhe financimin e Eurovision Junior dhe Nice Climate Summit në vitin 2023.
Hetimi, që përfshin rreth dhjetë persona, është hapur për dyshimet e ‘keqpërdorimit të fondeve publike’, ‘interesit të paligjshëm’ dhe ‘falsifikimit të dokumenteve publike’.
Bashkia e Nice dhe filiale e France Televizion janë kontrolluar disa herë gjatë këtij procesi.
Laura Tenoudji-Estrosi, e cila ishte planifikuar të bashkëmoderonte ceremoninë e Eurovision Junior, është në qendër të hetimeve për konflikt interesi, pasi bashkia e drejtuar nga burri i saj ka dhënë subvencione të konsiderueshme prej 600 mijë eurosh për këto evente.
As Estrosi, as France Télévisions nuk kanë dhënë koment zyrtar, duke theksuar respektin për sekretin e hetimit dhe bashkëpunimin me autoritetet.