Publik News Albania

Arrestohet në Tiranë kushëriri i 65-vjeçarit që u vra në Klos

Autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit Hazbi Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klos, është arrestuar në Allias të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës disa orë pas krimit.

Autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu rrethuan zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas ishte larguar drejt Tiranës.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës”, informon policia.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, që nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj).

Recent Posts

  • Flash News

Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi

Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur…

17 minutes ago
  • Bota

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do të mbeteni pa asgjë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se…

51 minutes ago
  • Bota

Izraeli kërkon eliminimin e lidershipit iranian, ja pse pikërisht tani

Një goditje e mirëllogaritur apo një gabim i rrezikshëm? Sulmi i Izraelit ndaj Iranit jo…

1 hour ago
  • Flash News

KAS merr vendimin, do të rinumërohen votat në Gramsh dhe Peqin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në bashkitë…

1 hour ago
  • Denoncime

Rama shpall Lori Hoxhën investitore strategjike

Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të…

1 hour ago
  • Publikisht(OP-ED)

Bota e çuditshme e drejtësisë

Klodian Tomorri Meta dhe Veliaj në burg pa akuzë zyrtare. Beci? I pandehur prej vjeshtës,…

2 hours ago