Policia e Tiranës ka ndjekur dhe ndaluar një automjet të dyshimtë në Vasil Shanto në Tiranë, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri. Pas kontrollit është arrstuar Skerdi Sina ishte në kërkim që prej 9 janarit,
Në kërkim drejtuesi i mjetit, bashkë me Skerdi Sinën, teksa policia bën me dije se gjatë ndjekjes hodhën armën dhe tentuan të ikin. Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Skerdi Sina, dyshohet se është mik i Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco qe u ekzekutua me shpërthim ekskplozivi në 2022 u arreatua në Tiranë me armë pa leje.
Sina ishte në kërkim dhe ditën e sotme tentoi ti shpëtonte policisë teksa bëri manovra dhe shkaktoi aksident. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.