Arrestohet autori i dhunës së sekretarit të KZAZ nr 30.
Përplasja në KZAZ 30 në Tiranë në Yrshek ndodhi mesditën e djeshme (15 maj) kur vëzhguesi i PS, Rei Nozlli u konfliktua me përfaqësuesin e PD-së Remzi Memedi i cili ishte sekretar i kësaj qendre numërimi.
Policia njoftoi sot se u arrestua Rei Nozlli, ndërsa në kërkim është shpallur O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Në pamjet e siguruara nga Syri TV duket qartë se vëzhguesi i kandidatit të PS, Rei Nozlli, që sipas informacioneve është mbështetës i Ornaldo Rakipit godet me shkelm sekretarin e KZAZ-së, Remzi Memedi.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 39-vjeçar.