Arsenali shkëlqeu me një fitore spektakolare ndaj Manchetser City-t me rezultatin e thellë 5-1.
Golat e Odegaard, Partey, Lewis-Skelly, Havertz dhe Nwaneri për “topçinjtë”, e bënë të pavlefshëm golin e Haaland për miqtë.
Me këtë triumf, Arsenali mban vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa City renditet në vendin e katërt me 41 pikë.
Në sfidat të tjera, Tottenham u rikthye te fitorja në Premier League. “Spurs” triumfuan 0-2 në transfertë ndaj Brentford, në sfidën e javës së 24-t.
Autogoli i Janet dhe goli i shënuar nga Sarr, i dhanë tre pikët skuadrës londineze. Me këtë sukses, Tottenham ngjitet në vendin e 14-të me 27 pikë, ndërsa Brentford renditet i 11-ti me 31 pikë.
Manchester United vazhdon me zhgënjimet këtë sezon. “Djajtë e Kuq” u mposhtën me të njëjtin rezultat nga Crystal Palace në shtëpi.
Dopieta e Mateta në pjesën e dytë, i shkaktoi disfatën e radhës skuadrës së Amorim, e cila tashmë mban vendin e 13-të me 29 pikë, 1 pikë më pak se Crystal Palace.