Gazetari investigativ Artan Hoxha ka evidentuar 5 qytetet të cilat sipas tij janë në një situatë kritike sa i takon krimit të organizuar. Ai ka veçuar: Shkodrën, Fierin, Vlorën, Elbasanin, Durrësin.
Sipas Hoxhës ndonëse situate aktualisht duket e qetë, Shkodra vijon të jetë problematike, pasi bandet atje kanë ende hesape pa larë.
“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty. Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha.
Sa i takon qytetit të Durrësit, Hoxha shprehet se mbetet problemtike lufta për të kontrolluar portin nga ku hyjnë ngarkesat e drogës.
“Durrësi kanë lëvizur ekuilibrat. Kanë dalë operatorë grupe të reja që kontrollojnë Durrësin. Nuk është aq e qetë situata. Fati i mirë është se krerët e grupeve janë jashtë, kryesisht në Dubai dhe nuk plasin konfliktet këtu” tha Hoxha.
Sa i takon Elbasanit Hoxha shprehet se lufta vijon, ndonëse duket sikur bandit kanë rënë në qetësi.
Në Fier, gazetari u shpreh se situate është kritike, kjo për shkak të vrasjes së Demir Baçkës. Sipas Hoxhës në Fier e dinë se kush e ka bërë krimin, ndonëse policia ende nuk ka dhënë një emër.
Për Vlorën Hoxha tha se ekuilibrat lëvizin herë pas here dhe për këtë arsye Vlora mbetet në zonë të kuqe
Artan Hoxha është shprehur se ka dy periudha kur ka një rritje të intensitetit të krimeve në Shqipëri.
Ai ka cilësuar muajin gusht dhe muajin dhjetor, si dy periudha ku rritet kriminaliteti në vend.
Sipas tij kjo ndodh për shkak se gjatë këtyre dy muajve vijnë emigrantët si dhe ulet vigjilenca e personave të përfshirë në krime.
Më tej Hoxha ka bërë apel që policia të rrisë masat mbrojtëse për qytetarët për të parandaluar kështu sa më shumë ngjarje kriminale.
Më tej Hoxha ka folur edhe lidhur me fatin e Ervis Martinajt, një nga personazhet më të përfolur të botës së krimit muajt e fundit. Sipas tij Martinaj u zhduk dhe që pas asaj kohe duket sikur bota e krimit ka rënë në një qetësi totale